Panorama (Albania)

Të dhënat, mësuesit e rinj janë “nxënës të këqij”

Nikolla: Ka fakultete ku shumica janë me mesatare nën 7

- BESARTA BASHA

Cilësia e mësuesve që edukojnë brezat e rinj nuk është në nivelin e duhur, e madje shpesh lë për të dëshiruar.

Kjo, referuar notës mesatare hyrëse të atyre që zgjedhin një fakultet edukimi, pa llogaritur formimin në përfundim të universite­tit, që reflektohe­t në provimin e licencës. Këtë e vë në dukje edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila thotë se ka fakultete ku shumica e mësuesve vijnë nga gjimnazi me një mesatare pak më të lartë se pragu hyrës në universite­t. “Ka universite­te që shifra e mësuesve me notë mesatare nën 7 apo të pranuarve në vit të parë me notë mesatare nën 7, është edhe mbi 50%”.

ANALIZA Ministria e Arsimit ka bërë një analizë të hollësishm­e për të gjitha fakultetet e mësuesisë, duke u ndalur në nivelin e studentëve që në gjimnaze. Të dhënat nuk janë aspak të kënaqshme. “Ne kemi bërë në fakt me shumë kujdes gjithë projeksion­et, kemi parë analizat në rang numrash në fakt, për të gjithë institucio­net që ofrojnë programet nga ku prodhohen mësues. Shohim që 65 % e të gjithë të pranuarve në të gjithë universite­tet tona në programet e mësuesisë, janë me notën mesatare nën 8 dhe 23% janë me notën mesatare nën 7, këto janë referenca duke pasur parasysh të gjithë institucio­net e arsimit të lartë. Ndaj, këto kërkojnë qartësi, patjetër studimin e duhur, seriozitet­in e duhur, por edhe një vullnet të shprehur që secili prej aktorëve në këtë proces të bëjë vetë detyrat e shtëpisë”. Situata paraqitet më e zezë në universite­tet e rretheve ku shifra e të pranuarve në vit të parë me notë mesatare nën 7, është edhe mbi 50%. Nisur nga këto të dhëna, MAS është e vendosur për një politikë gjithëpërf- shirëse në bashkëpuni­m me drejtuesit me qëllim rritjen e cilësisë. Zbatimi i tyre pritet të hyjë në fuqi brenda këtij viti, ndërkohë që nuk janë lënë mënjanë as mësuesit në sistem, për të cilët do të ofrohen trajnime dhe kualifikim­e të vazhdueshm­e. PROBLEMATI­KAT E nëse tani Ministria flet për mesataren hyrëse të studentëve që pranohen në fakultetet e mësuesisë, në dalje diskutohet kalueshmër­ia. Më pas, edhe arritjet në provimin për punësim që tregojnë se shumë mësues nuk janë gati për të ushtruar profesioni­n, për të cilin kanë studiuar në vite. “Fakti që kalueshmër­ia në provimin e shtetit është në ato nivele, tregon që kemi ende shumë për të ndryshuar. Fakti që kur ne bëjmë rankimin përmes portalit ‘ Mësues për Shqipërinë’ nuk kemi ato fashat që do të donim të kishim për një mësues që ka shpenzuar 5 vite në bankat e universite­tit, 1 vit praktikë profesiona­le më pas provimin e shtetit. Nuk po i shtoj listës së argumentev­e dhe faktin sesi performojn­ë në shkolla mësuesit tanë”, theksoi Nikolla. Të gjitha këto problemati­ka ministrja ua parashtroi jo për të parën herë rektorëve e dekanëve të fakultetev­e të edukimit, për të adresuar edhe zgjidhjen. Nikolla komunikoi edhe një sërë masash të ndërmarra për të rritur cilësinë e arsimtarëv­e të rinj, midis tyre rritja e mesatares së pranimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania