Panorama (Albania)

Veliaj takon administra­torët: Zgjedhja juaj ka reduktuar problemet

-

Caktimi i administra­torëve të pallateve, sipas kryebashki­akut Erion Veliaj ka reduktuar ndjeshëm problemet. Pas ngritjes së Task- Forcës, një vit më pas, rreth 2800 mijë pallate në Tiranë kanë zgjedhur kryesitë e tyre për administri­min e mjediseve në bashkëpron­ësi, ndërsa në 500 të tjera janë zgjedhur edhe administra­torët. Ky i fundit mblodhi dje të zgjedhurit e rinj dhe grupin e Task- Forcës ku vlerësoi punën e tyre. “Fakti që një pjesë e madhe e këtyre problemati­kave kanë rënë, është një lajm shumë i mirë për qytetin”. Veç të tjerash, procesi i caktimit të administra­torëve ka hapur edhe vende të reja pune, duke angazhuar persona që kishin dalë në pension ose edhe të papunë. “Më jep kënaqësi fakti se qindra vetë i kanë gjetur punë vetes, falë angazhimit të komuniteti­t. Janë punësuar njerëz, jo vetëm Task- Forca, por sa njerëz po punojnë si administra­torë, çojnë një rrogë në shtëpi, që më përpara ose mund të kishin dalë në pension të parakohshë­m ose mund të ishin të paangazhua­r”, tha Veliaj. Gjatë një takimi me administra­torë të zgjedhur të pallateve, Erion Veliaj u shpreh optimist për këtë proces. Ai u beri apel banoreve që ende nuk e kanë administra­torin ta zgjedhin sa më shpejt, duke reduk- tuar edhe problemet në komunitet. Kryetari u ndal edhe në vendimin e fundit të Këshillit Bashkiak për krijimin e tri lagjeve të reja, duke theksuar se ato tashmë do të buxhetohen si zona më vete. “Do të duhet të bëjmë një buxhet specifik për këto lagje të reja. Në inventarin e bashkisë për zonën e Kasharit kemi 12 mijë vetë, por na rezulton nga censusi se aty jetojnë mbi 50 mijë, ndoshta edhe 80. Ama, kemi buxhetuar sikur të jenë 12 mijë. Kjo duhet rregulluar dhe krijimi i lagjeve të reja, e realizon këtë. Na mundëson të kuptojmë sa banorëve u shërbejmë dhe si t’i ndajmë investimet për frymë”.

 ??  ?? Veliaj me administra­torët
Veliaj me administra­torët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania