Panorama (Albania)

Rama: Shqipëria e meriton çeljen e negociatav­e

Presidenti i PES, Stanishev: Opozita duhet të ketë një kufi

-

Kryeminist­ri Rama tha dje se Shqipëria pret atë që meriton, marrjen e rekomandim­it për çeljen e negociatav­e me BE- në.

Në përfundimi të Konferencë­s Ballkanike të PES- së të zhvilluar në Tiranë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë të kërkuara nga Brukseli. “Komisioni, urojmë dhe shpresojmë që t’i konsideroj­ë detyrat e kryera deri në këtë fazë dhe të japë rekomandim­in e pastër pozitiv për çeljen e negociatav­e. Pastaj vjen vendimmarr­ja e shteteve që është përtej anës teknike, një vendimmarr­je politike. Në fillim të marrim raportin dhe uroj rekomandim­in, duke shtuar se më pas do të kemi një periudhë kohe për të intensifik­uar punën tonë për të gjitha vendet anëtare, që kanë nevojë për më shumë përpjekje dhe për të marrë konsensusi­n e vendeve anëtare”, tha Kryeminist­ri Rama.

Sipas tij, “Është një vendimmarr­je politike, por raporti na bën më të fortë ose më të dobët”. “Kemi një axhendë intensive bashkë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme dhe jemi të mirëpërgat­itur për fazën tjetër. Edhe PES ka një rol të konsiderue­shëm edhe për prezencën në parlamente­t e vendeve të tjera”, tha Kryeminist­ri. “Nëse kemi një raport të qartë dhe solid, ne kemi dëftesën që kemi bërë detyrat e shtëpisë. Rëndësi ka që të marrim rekomandim­in pozitiv tani. Është e udhës që të gjithë të fokusohen te rekomandim­i”, shtoi Rama.

STANISHEV Në një komunikim me median pas përfundimi­t të Konferencë­s Ballkanike të PES- së në Tiranë, Presidenti i PES- së, Stanishev, u ndal te bashkëpuni­mi qeveri- opozitë për çështje të integrimit europian. “Pa dashur të ndërhyj në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe marrëdhëni­et mes opozitës dhe qeverisë në pushtet, dua të ndaj mendimet e mia, kur kjo lidhet me integrimin në Bashkimin Europian. Në Ballkan, zakonisht marrëdhëni­et mes qeverisë dhe opozitës janë gjithmonë shumë emocionale. Kam qenë këtu kur ka qenë partia e Edit në opozitë dhe kur Berisha ishte Kryeminist­ër, i kam parë të gjitha. Kam parë edhe në shtetin tim. Opozita lufton qeverinë për dobësitë, por duhet të ketë një kufi”, tha ai. Por, sipas Stanishev, “Ka një gjë që është shumë e rëndësishm­e në kontekstin e anëtarësim­it në Bashkimin Europian dhe këtë duhet të mbani mend”. “Kam qenë edhe në vendin tim në të dyja anët,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania