Panorama (Albania)

Ahmetaj: Ulëm borxhin me 70%, po rrisim punësimin

“Biznesi i vogël do deklarojë TVSH, s’ka rritje çmimesh”

- ARISTIR LUMEZI

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha dje se borxhi po vijon trajektore­n e uljes. Gjatë raportimit të tij para deputetëve të Grupit Parlamenta­r Socialist, Ahmetaj tha se borxhi publik gjatë vitit 2017- të u ul me 70%.

“Ne kemi qenë në një periudhë të gjatë konsolidim­i dhe do të vazhdojmë konsolidim­in fiskal. Siç e shikoni, borxhi në 2017- ën u mbyll me një ulje drastike 70 % dhe do të vazhdojë të ulet në vitet e tjera sipas trajektore­s së kuqe. Trajektorj­a e kuqe dhe blu përfaqëson negociatat që MFE- ja ka bërë me sukses me FMN- në për të krijuar, për të bërë qoftë konsolidim fiskal, ulje borxhi, por edhe hapësirë për investime në ekonomi”, tha ministri i Financave në analizën e parë të ministrave para grupit parlamenta­r për gjashtë muajt e qeverisjes.

BIZNESI Për ministrin e Financave përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk ka çuar në rritje çmimesh. “Biznesi i vogël mbi 2 milionë lekë të rinj deri në 5 milionë lekë do t’i nënshtrohe­t detyrimit për deklarim të TVSH- së. Por, nuk ka rritje çmimesh, nuk ka rritje kostosh. Atë shumë të TVSH- së konsumator­i e ka paguar në çdo shitje. Biznesi i vogël formal e ka të përfshirë në çmimin final TVSH- në në zinxhirin e vet. Në finale, konsumator­i e ka paguar dhe nuk ka kosto për biznesin e vogël”, deklaroi ai. Në total janë rreth 11 mijë biznese të vegjël, që do të hyjnë në skemën e deklarimit të TVSH- së dhe Ahmetaj thotë se nuk bëhet fjalë për një taksë të re.

“Nuk është taksë e re. Është taksë e vjetër. Detyrimi për ta deklaruar është detyrim administra­tiv pa ngarkesë kostoje”, vijoi ministri. PUNËSIMI Duke sjellë në vëmendje një qasje krejt ndryshe mbi shkollat profesiona­le, Ah- metaj tha se qeveria po bashkëpuno­n me Komisionin Europian mbi shkollat profesiona­le dhe transformi­min e tyre në qendra me shumë funksione. “Për shkollat profesiona­le po punojmë me Komisionin Europian. Ata po na këshillojn­ë që të kalojmë në qendra multi-funksional­e. Nuk është çështje fondesh, por është qasjeje”, theksoi ministri. Ai tha se objektivat që qeveria i ka vënë Shërbimit Kombëtar të Punësimit lidhen me 25 mijë të punësuar si objektiv, 10 mijë të trajnuar dhe vendet e punës, rreth 40 mijë që kanë mundësi të themi, në turn over, të mbushen; targetimi i punëkërkue­sve është shumë e rëndësishm­e që të kemi efekt në atë që thamë, të fokusohemi në trajnimin dhe gjetjen apo në ndërmjetës­im për ata persona, që janë më shumë në nevojë. Kam sjellë formimin profesiona­l për të parë se si interesi ka ardhur në rritje ndër vite”, tha Ahmetaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania