Panorama (Albania)

Vitore Tusha, drejt kalimit të procesit të vetingut

Gjyqtarja e Kushtetues­es kaloi testin e pasurisë, u pyet për profesioni­n

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it pritet që ditën e sotme rreth orës 9: 00 të shpallë vendimin përfundimt­ar për procesin e rivlerësim­it të gjyqtares së Gjykatës Kushtetues­e, Vitore Tusha. Ditën e djeshme, gjyqtarja ishte në seancën dëgjimore para KPK- së. Gjatë seancës, relatorja e çështjes tha se nuk janë vërejtur shkelje sa u përket deklarimev­e të pasurisë dhe integritet­it të figurës së saj. Tusha u pyet kryesisht për aftësitë profesiona­le në seancë dhe gjyqtarja nuk kërkoi kohë të përgatitej, por u përgjigj në vend në lidhje me disa interpreti­me të ligjeve për të drejtat e njeriut. Ndaj saj ka pasur rreth pesë denoncime në KPK për disa procese, por duket se gjyqtarja ka bërë interpreti­met e duhura, pavarësish­t pretendime­ve. Në seancën dëgjimore të ditës së djeshme, përveç trupës gjykuese që përbëhej nga Alma Feskaj, Valbona Sanxhaktar­i dhe Xhensila Pine ishte edhe Theo Jakobs, përfaqësue­s i Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. “Pas administri­mit të in-- formacioni­t deklarimi në ka përputhje fshehje është pasurie, nga me i ligjin. ILDKPKI, saktë nuk Nuk dhe ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt të interesit,” deklaroi relatorja Sanxhaktar­i. Ditën e nesërme, pritet që gjyqtarja të marrë dritën jeshile nga KPK- ja, duke u bërë e para gjyqtare që kalon me sukses procesin e vetingut. Tusha është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e Drejtësisë në Universite­tin e Tiranës. Nga viti 1983 deri në vitin 1990, ajo ka punuar si përmbarues­e gjyqësore në Tiranë dhe prej 1990 deri në 1992, si avokate. Në periudhën 1992- 1994, Tusha ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës dhe në vitet 19942001, atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit, ku nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka udhëhequr Kolegjin Civil të kësaj gjykate. Nga viti 1986 e në vazhdim ka qenë lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universite­tin e Tiranës dhe Shkollës së Magjistrat­urës. Ne vitin 2008 ajo u zgjodh gjyqtare në Gjykatën Kushtetues­e.

 ??  ?? Gjyqtarja Vitore Tusha, dje në seancën dëgjimore
Gjyqtarja Vitore Tusha, dje në seancën dëgjimore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania