Panorama (Albania)

I zhdukur prej një jave, motori gjendet në Mal të Zi

Motori "Jetski" u gjet 10 milje larg bregut të detit në Budva

- VLORE

Mjeti lundrues, një motor uji, me të cilin dyshohet se është nisur drejt Italisë Ksandro Ymeraj, është gjetur në Budva të Malit të Zi.

Motori është gjetur mbrëmjen e së martës, rreth 10 milje larg bregut të detit, gjysmë i zhytur në ujë, ndërsa kanë qenë më pas familjarët e 32- vjeçarit, të cilët e kanë bërë identifiki­min. Kërkimet për gjetjen e 32vjeçarit kanë nisur prej të hënës, ndërsa familjarë të tij kanë bërë denoncimin në Polici disa ditë më parë, ndërsa një denoncim të tillë e kanë bërë edhe në Policinë italiane, ku jetojnë disa të afërm të të riut. Italia ishte destinacio­ni i Ymerajt, sipas asaj çfarë kanë deklaruar në Polici familjarët e 32- vjeçarit. Ai kishte zgjedhur këtë rrugë, pasi autoritete­t italiane e kanë penalizuar dhe nuk i lejojnë hyrjen. Thuhet se kërkimet vijojnë nga deti dhe ajri me një mjet lundrues gomone, të marrë me qira nga vetë familjarët e 32vjeçarit, por kërkimet janë shtrirë edhe nga ajri, me një helikopter. Mësohet, sipas burimeve nga Policia e Vlorës, se kërkime ka pasur edhe nga ana e Policisë italiane, me të cilën po bashkëpuno­het ngushtë. Gjithashtu kërkime ka bërë dhe Policia malazeze, por ende nuk ka asnjë rezultat. Ksandro Ymeraj ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej të premtes vonë në mbrëmje, kur edhe ka pasur telefonatë­n e fundit, teksa më pas telefoni i tij dilte i fikur. Denoncimi në Polici nga familjarët është bërë prej ditës së shtunë. Ndërkohë, dy ditë më parë, Policia Kufitare gjeti një varkë në zonën e Zvërnecit, brenda së cilës kishte një mesazh. Në mesazhin e shkruar brenda një letre të futur në shishe, dyshohet të jetë "amaneti" i fundit i një personi që mund të jetë mbytur. Nga ajo që lexohet në letër, lihet të kuptohet se bëhet fjalë për një person që mund të jetë mbytur në det. "Jam unë Landi. Po mbytemi, nuk kemi kohë. Jorgjia të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni te pllaka e fundit në banjë", ishte pikërisht ajo çfarë kishte si përmbajtje letra e gjetur në shishe brenda në varkë.

 ??  ?? Motori i gjetur në Budva të Malit të Zi
Motori i gjetur në Budva të Malit të Zi
 ??  ?? I zhdukuri, Ksandro Ymeraj
I zhdukuri, Ksandro Ymeraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania