Panorama (Albania)

Ngritja e muzeut në kampin e Tepelenës

-

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, institucio­n shtetëror, përgjegjës për mbështetje­n e kërkimit shkencor gjatë rishqyrtim­it historik të veprimtari­së së ish- Sigurimit të Shtetit, informoi dje mbi ecurinë e projektit të muzealizim­it të kampit të punës së detyruar në Tepelenë.

Sipas autoriteti­t, ky projekt përmban rikthimin në identitet, si kamp dëbimi të një prej kapanoneve, vendosjen e stendave me dëshmi ( fotografi dhe dëshmi arkivore) për kampet e dëbim – internimit, dizenjimin, pozicionim­in si dhe mbjelljen e disa fidanëve ( qiparisa) për përkujtimi­n e fëmijëve, që kanë humbur jetën nga kushtet e vështira në kampin e Tepelenës dhe janë pa një vendvarrim­i. Ndërtimi i këtij Memoriali shënon vetëm hapin e parë për transformi­min e të gjithë kompleksit në një Muze të Kampeve të Punës së Detyruar të Diktaturës Komuniste.

Projekti është miratuar me Vendimin e Këshillit Bashkiak Tepelenë nr. 40, datë 30.11.2017 “Për miratimin e objekteve prioritare të investimev­e për vitin 2018”, konfirmuar më datë 14.12.2017 nga Prefekti i Qarkut Gjirokastë­r. “Sa i takon sistemit të dëbim- internimev­e, kampi i Tepelenës spikat për disa arsye:

- Ky kamp mbart qindra histori të dhimbshme njerëzore. Për shkak të situatës ekstreme të jetës, ai është përmendur në mënyrë të posaçme nga qeveria amerikane në vitin 1955, si pjesë e ankesës së saj në Kombet e Bashkuara për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe për përdorimin e punës së detyruar si ndëshkim.

- Ai pasqyron më së miri tipologjin­ë e kampeve të rrethuara me tela me gjemba, të cilat nuk kanë qenë fenomen i përhapur në Lindjen Komuniste dhe mund të krahasohen vetëm me gulagët sovjetikë”, thuhet në njoftimin e bërë dje nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ishSigurim­it të Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania