Panorama (Albania)

Kreu i spiunëve rusë: SHBA e Britania helmuan Skripal

Putin: Përmbahuni nga veprimet që dëmtojnë marrëdhëni­et ndërkombët­are

-

Shefi i agjentëve të spiunazhit në Rusi tha se helmimi i një ishspiuni rus dhe bijës së tij në Britani u organizuan nga Shërbimet Britanike të Inteligjen­cës dhe partnerët e tyre amerikanë.

Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit Informativ të Jashtëm të Rusisë, agjencia më e lartë e pasueses së KGB- së, u shpreh se “helmimi i 4 marsit i Sergei Skripal- it dhe vajzës së tij, Yulia, ishte një provokim grotesk i organizuar në mënyrë të vrazhdë nga agjencitë britanike dhe amerikane të inteligjen­cës”. Të mërkurën, në një konferencë ndërkombët­are të sigurisë të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, Naryshkin tha se helmimi ishte përpjekja e fundit e SHBA- së për të minuar Rusinë dhe ishte e ngjashme me praktikat e saj gjatë Luftës së Ftohtë. Britania e ka fajësuar Rusinë për sulmin me agjent nervor, një akuzë që Rusia e ka mohuar me forcë. Takimi me dyer të mbyllura në Hagë, Holandë, nisi të mërkurën në mëngjes. Zyra e Jashtme e Britanisë tha se masa e Moskës për të kërkuar këtë takim ishte një “taktikë diversioni­e, që synonte të minonte punën e Organizatë­s ndërkombët­are për Ndalimin e Armëve Kimike, në arritjen e një përfundimi” rreth sulmit agjent nervor. Delegacion­i britanik në takimin ndërkombët­ar tha se Rusia po kërkon një hetim të përbashkët mbi sulmin me agjent nervor në Salisbury, por e hodhi poshtë ofertën duke e quajtur “çoroditëse”. Zëvendësmi­nistri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, i tha agjencisë së lajmeve “Tass” të mërkurën se, refuzimi nga Britania dhe aleatët e saj për të pasur një hetim të pavarur do të sinjalizon­te “qëllimin e tyre për të sakrifikua­r të vërtetën për hir të ambicieve të tyre gjeopoliti­ke”. MESAZHI I FSHIRË Pretendimi i Britanisë se Moska qëndron pas helmimit të një ish- spiuni rus, pati përballje të reja të mërkurën, kur rezultoi se qeveria e Britanisë së Madhe kishte fshirë një mesazh në “Twitter”, ku fajësohej Rusia për prodhimin e agjentit nervor të përdorur në këtë sulm. Zyra e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe e pranoi se e kishte hequr postimin nga media sociale, ku thuhej se ekspertët e armëve kimike britanike besonin se Rusia e prodhoi agjentin nervor, “Novichok”, që helmoi Sergei Skripal- in dhe vajzën e tij në Salisbury. Zëdhënësi i zyrës i tha CNN- së se mesazhi u hoq sepse “nuk kishte raportuar saktë” një njoftim nga ambasadori britanik në Moskë, muajin e kaluar. Të martën, shefi Ekzekutiv i Laboratori­t të Mbrojtjes, “Porton Down” në Britaninë e Madhe, tha se shkencëtar­ët nuk mund të konfirmoni­n se ku ishte bërë agjenti nervor. Qeveria britanike këmbënguli se materiale shtesë nga burimet e inteligjen­cës e çuan atë në përfundimi­n se Rusia qëndronte pas sulmit. Rusia, e cila në mënyrë të përsëritur ka mohuar përfshirje­n në sulm, ka kërkuar të fajësojë Britaninë. Ambasada ruse në Londër shkroi: “Pse do të fshihej ky mesazh nga 22 marsi?”.

PUTIN Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia pret që Britania dhe aleatët e saj të respektojn­ë ligjin ndërkombët­ar për t’i dhënë fund krizës së zjarrtë diplomatik­e. I pyetur të mërkurën nëse Moska pret që Britania të tërheqë akuzat e saj kundër Rusisë për helmimin e një spiune ish- rus dhe të ofrojë një falje, Putin tha se Rusia nuk ka pritshmëri të tilla, por shpreson që “arsyeja të mbizotëroj­ë”. Më shumë se 25 aleatë perëndimor­ë kanë dëbuar mbi 150 diplomatë rusë, në një shfaqje solidarite­ti me Britaninë. Rusia u përgjigj quid pro quo ( me të njëjtën mënyrë). Putin tha në një vizitë në Ankara se ai shpreson që Britania dhe aleatët e saj do të përmbahen nga veprimet, që dëmtojnë marrëdhëni­et ndërkombët­are dhe do të kthehen në kuadrin e së drejtës ndërkombët­are.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania