Panorama (Albania)

Inter blindon Ikardin, më i paguari në Serinë A

"Djalli" shfaqet i lodhur, vetëm një kërcënim në portën e zikaltërve

-

Gota dukshëm duhet parë gjysmë plot për Milanin, sidomos ndaj këtij Interi.

Për zikaltrit nuk është ende çasti për të festuar për "Champions" sepse janë edhe tetë ndeshje për t'u luajtur, por objektivi duket më i afër takim pas takimi. Derbi i Milanos përfundon me rrjeta të paprekura, por Spaleti ka më shumë se një arsye për të buzëqeshur, ndërkohë që për homologun e tij kuqezi vendi i katërt merr pamjen e misionit të pamundur.

Derbi i djeshëm ishte gjithçka përveçse i bukur. Pa ritëm, pa taktikë, pa emocione, me Interin që tregoi edhe një herë se ndaj të mëdhave zor se mund të mposhtet ( me gjashtë të parat nuk ka humbur kurrë këtë sezon). Handanoviç­it nuk kanë mundur t'i shënojnë sulme shumë më të afta se ai i Milanit, i cili dje ishte një ekip sa i paqartë aq edhe i pafuqishëm. Vërtet Gatuzo ka ndërtuar një grup të organizuar dhe solid, por kohët e fundit vështirësi­të për të vertikaliz­uar po penalizojn­ë shumë ecurinë e skuadrës në

Interi rezistent -

nivel rezultati. Kutrone fillimisht, e pas tij Kaliniç nuk mund as të gërvishtin mbrojtjen e Interit, tek e cila ai që shkëlqeu më pak ishte kapiteni Ikardi që humbi dy raste më shumë se të pastra.

Zikaltrit në këtë ndeshje u paraqitën me qetësinë e vendit që kanë në renditje, madje edhe takimin e administru­an, në mënyrë që të godisnin në rastin e parë të volitshëm. Brozoviç dhe Perisiç

Ndeshja -

duken të rikthyer në ditët e tyre më të mira e, megjithëse nuk godasin shpesh portën, janë gjithnjë një rrezik për Kalabrian dhe Milanin në përgjithës­i. Ikardi për 38 minuta as që dihet nëse është ose jo në fushë, por në rastin e parë që i jepet pushkaton Donarumën. Ndihma teknologji­kë shpëton kuqezinjtë, pasi kapiteni zikaltër është në pozicion jashtë lojë. Kur nuk e ndal teknologji­a, 25vjeçari vetëndalet, pasi dy herë shfaqet përpara portës së boshatisur dhe në të dyja rastet nxjerr topin në mënyrë të pabesueshm­e jashtë. Kuqezinjtë e sfilitur dukshëm nga kalendari përpiqen të ruajnë distancat, duke i varur shpresat te loja në krah që nuk prodhon asnjë nga frytet e zakonshme. D'Ambrozio dhe Kanselo me ndihmën e qendërmbro­jtësve më të afërt mbyllin pa shumë probleme këdo që u kalon pranë. I vet-

Lideri është i pashitshëm dhe Inter- Ikardi do të jetë një binom bashkëjete­se për shumë kohë. Inter dhe Vanda Nara kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës së Mauro Ikardit. Zikaltrit janë të gatshëm që të blindojnë yllin e skuadrës, duke e bërë më të vlerësuari­n në Itali. Nga sa bëhet me dije prej mediave italiane, klauzola prej 110 milionë eurosh për largimin e mundshëm të argjentina­sit pritet që të fiksohet në termat prej 160 milionë eurosh. Por, e lidhur me këtë shifër do të jetë edhe vetë paga vjetore e sulmuesit. Aktualisht, Mauro përfiton deri në 4.8 milionë euro, mirëpo prej javësh menaxherja dhe njëherësh bashkëshor­tja e tij, kanë diskutuar me drejtuesit për të bërë të mundur edhe përmirësim­in e parametrav­e financiare. "SportMedia­set" bën me dije se akordi mes palësh është i tillë që bomberi zikaltër të arkëtojë 5% të klauzolës së tij si pagë vjetore. E përkthyer në shifra, Ikardi do të mund të paguhet rreth 8 milionë euro në vit, e cila do të ishte edhe paga më e lartë për një futbollist në Serinë A. Momentalis­ht, Juventus e kryeson klasifikim­in e pagave më të larta me një kufi deri në 7.5 milionë euro. 24 gola dhe një asist e kanë bërë Ikardin një prej sulmuesve më produktivë në Serinë A deri në këtë fazë të sezonit dhe zikaltrit duket se kanë pranuar çdo kërkesë të tij dhe bashkëshor­tes menaxhere për të shtyrë qëndrimin. Në afate kohore, Ikardi është nën kontratë me Interin deri më 2021, ndërkohë që rinovimi në fjalë është pesëvjeçar nga momenti aktual, pra, argjentina­si të jetë lideri i zikaltërve deri më vitin 2023. mi rrezik kuqezi është ai i pjesës së parë kur Çalhanoglu hedh në zonë një kros që transformo­het në goditje në portë, por Handanoviç nuk kalohet aq thjesht. Kaliniç e sidomos Lokateli dhe Borini të hedhur në fushë në pjesën e dytë nuk sjellin asnjë të re në lojën e Milanit, që në fund del nga fusha me një pikë, e cila vlen pak në aspektin e vendit të katër. Shiu i "San Siro"- s shuan kështu zjarrin kuqezi për përmbysje, ndërsa notat e himnit të Ligës së Kampioneve dëgjohen më fort në pjesën zikaltër të Milanos.

 ??  ?? Foto nga ndeshaj Milan- Inter
Foto nga ndeshaj Milan- Inter
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania