Panorama (Albania)

Fitore kthese, Flamurtari mund brenda në Korçë Skënderbeu­n

-

Takimi i parë gjysmëfina­l mes Skënderbeu­t dhe Flamurtari­t, u mbyll me fitoren minimale të miqve, me rezultatin 0- 1. Ndeshja u luajt me kujdes nga të dyja ekipet, por me Skënderbeu­n që kontrolloi pjesën më të madhe të lojës dhe topit. Në pjesën e parë, rasti më i mirë ishte për Muzakën, që pas një penalltie të fituar nga Xhejms, shpërdoroi, me portierin Nurkoviç që ndali topin. Më pas, me fillimin e të dytës, të dyja ekipet nuk kërkojnë të rrezikojnë dhe nuk lënë shumë hapësira. Teksa gjithçka po shkonte drejt barazimit pa gola, mendoi Danilo Alvesh, i cili pas një harkimi perfekt të Muarem nga goditja e këndit, goditi saktë me kokë dhe shënoi. Deri në fund, nuk pati më zhvillime, dhe Flamurtari ia doli të dilte me një fitore nga Korça, por për më tepër me një gol në fushën kundërshta­re, që e sheh shumë të favorizuar në sfidën e kthimit për këtë tur gjysmë- final. Gjithsesi, asgjë nuk është vendosur, dhe kualifikim­i do të diskutohet në 90 minutat e Vlorës.

LAÇI- KUKËSI

Ndeshja e djeshme mes Laçit dhe Kukësit, e vlefshme për 90 minutat e para të gjysmëfina­leve të Kupës së Shqipërisë, ka prodhuar tension, por jo gola. Përballja në stadiumin "Laçi", ka përfunduar 0- 0, duke lënë gjithçka të hapur për takimin që do të luhet në "Zeqir Ymeri", sa i për- ket ekipit që do të shkojë më tej në kompeticio­nin e dytë më të rëndësishë­m. Një sfidë tepër e kujdesshme për të dyja skuadrat, të cilat kërkonin të mos pësonin gol në këtë takim të parë. Në minutën e 73- të, Kukësi gjeti rrugën e rrjetës me anë të Bujar Idrizit, por për gjyqtarin Andri Koçi, goli ishte i parregullt pasi kishim të bënim me një faull në sulm. Në këtë sfidë, nuk mungoi tensioni si brenda fushës, ashtu edhe prej tifozëve. Gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit, që do të zhvillohet më 18 prill, nga ku do të mësohet edhe skuadra finaliste, pas 90 minutave ( ose kohës shtesë) që do të luhet në "Zeqir Ymeri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania