Panorama (Albania)

Përse kemi nevojë për heronj

- INES POHL * D. W.

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, dramaturgu gjerman, Bertolt Brecht, e vuri Galileun e tij të thoshte: “Mjerë ai vend që ka nevojë për heronj!”. Një fjali, me të cilën shkrimtari i persekutua­r nga nazistët denonconte kultin e ekzagjerua­r të heroit në shtetet jo të lira. Brecht- i ishte thellësish­t i bindur se në një vend liberal dhe demokratik njerëzit nuk kanë nevojë për heroizmin e një individi për të zgjidhur problemet. Përkundraz­i. Në këto vende lypset përgjegjës­ia e individit, kulti i heroit është baras me bindshmëri­në e verbër dhe kësisoj deri diku me një paaftësim të zgjedhur vetë.

BESIMI TE NJË JETË MË E MIRË

50 vjet më parë u vra Martin Luther King. Predikuesi me ngjyrë që nuk pushoi së luftuari kundër padrejtësi­së dhe Luftës së Vietnamit dhe për kushte të barabarta pune për zezakët. Ai që, me gjithë dhunën ndaj tij dhe simpatizan­tëve të tij, mbeti paqësor. Dhe që deri sot u jep kurajë atyre që nuk kënaqen me gjendjen ekzistuese dhe besojnë se është e mundur një jetë më e mirë.

Pak ditë më parë, qindra mijëra protestues në Uashington dhe shumë qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara protestuan kundër influencës së lobit të armëve. Drejtuar dhe organizuar nga ato studente dhe ata studentë të Parklandit që i mbijetuan masakrës në shkollën e tyre. Vetëkuptue­shëm u mblodhën pas fjalëve të Martin Luther Kingut. Vunë mbesën e tij nëntëvjeça­re, Yolanda Renee King, që të thoshte fjalët e tij: “Unë kam një ëndërr”. Me 18- vjeçaren Emma Gonzalez, ata kanë në krye të lëvizjes së tyre një grua që duket si varianti i ri, modern, femëror i Martin Luther King- ut.

Heronj si Martin Luther King nuk çojnë në bindje të verbër. Përkundraz­i, ata inkurajojn­ë dhe fuqizojnë individët. Ata bëjnë që pas tyre të krijohen bashkësi që janë më të fuqishme se një i vetëm. Që të mund të luftojnë kështu për më shumë ndikim politik.

HERONJ SI KING- U JAPIN SHPRESË

Mbi të gjitha, heronj si Martin Luther King japin shpresë. Shpresë se ia vlen të ngrihesh. Të dalësh nga zona jote e vogël dhe e mbrojtur dhe të tregosh kurajë qytetare. Të solidarizo­hesh. Të krijosh rrjete dhe të mos dorëzohesh. Ata tronditin zonat e rehatisë së të privilegju­arve, apelojnë te këta që të angazhohen.

Është pikërisht kjo energji, për të cilën ka nevojë Gjermania dhe shumë vende të tjera, që, me gjithë kompleksit­etin e kësaj bote, me gjithë konfliktet e shumta që duken si pa rrugëdalje, shpresa të mos humbë. Është besimi te fuqia dhe mundësitë e një shteti demokratik. Shteti që për të funksionua­r ka nevojë për qytetare dhe qytetarë të angazhuar. Dhe që nuk mjaftohet me kinse mungesën e alternativ­ave.

Sot Martin Luther King nderohet në mbarë botën. Jo vetëm sepse ai arriti gjëra të mëdha në jetë. Por sepse është ende i nevojshëm deri më sot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania