Panorama (Albania)

Meta mbështet artistët që kundërshto­jnë shembjen e Teatrit, aktori: Arrogancë poshtërues­e nga Qeveria

PRESIDENTI: “TE RUHEN VLERAT E TRASHEGIMI­SE HISTORIKE”. VASIAN LAMI: “KEMI GATI PLANIN E RI”

-

Paraditen e djeshme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pasur një mbledhje të mbyllur me disa nga artistët që kanë qenë më aktivë në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga prishja dhe ndërtimi i kullave të shumëpërfo­lura në territorin e tij.

Takimi ishte fare i ngushtë dhe pa praninë e mediave. E gjithë biseda, që nuk ka zgjatur shumë, ka qenë informuese. Presidenti është njohur me të gjitha shqetësime­t dhe pretendime­t e atyre pak aktorëve që po mbrojnë këtë çështje, për t’i qëndruar deri në fund. Në fund të takimit kemi folur me njërin prej përfaqësue­sve të ftuar, aktorin Arben Derhemi. “Takimi shkoi shumë mirë kryesisht sepse Presidenti i Republikës ishte mirëkuptue­s në të gjitha ato sa u thanë. Ne paraqitëm shqetësime­t tona, që tashmë janë bërë publike dhe njihen prej të gjithëve, moscenimin e territorit të Teatrit Kombëtar dhe mosprishje­n e teatrit ekzistues për të ndërtuar kulla e pallate. Për të gjitha këto, z. Meta ishte tepër mbështetës dhe po aq i interesuar sa ne për të ruajtur vlerat e trashëgimi­së kulturore. Presidenti premtoi se do ta ndjekë këtë çështje në vazhdimësi, deri në zgjidhjen e saj, duke vënë theksin mbi rëndësinë e dialogut”, tha Derhemi në fund të takimit.

I pranishëm në atë takim të mbyllur ka qenë gjithashtu aktori Robert Ndrenika, i cili e ka pasur në fokus këtë shqetësim që prej ditës së parë që është supozuar për prishje të godinës së Teatrit Kombëtar, e deri sot, kur gjërat janë bërë më konkrete. Ai është aty, me ata pak aktorë, çdo të hënë, për t’i qëndruar idesë fillestare deri në fund. Të gjithë e kujtojmë atë që pati deklaruar Ndrenika ca muaj më parë, se teatri mund të prishej vetëm duke kaluar mbi trupat e artistëve. Në fakt, nuk janë shumë kolegë të tij aty sot për t’i mbështetur, megjithatë çështja vazhdon të mbetet e hapur.

Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencë­s, artistët e njohën Presidenti­n Meta me shqetësimi­n e tyre dhe të komuniteti­t të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer së fundmi në një debat publik.

Kryeminist­ri Edi Rama ka publikuar para disa javësh projektin e Teatrit të ri Kombëtar, që do të ndërtohet nga privati në vendin ku ndodhet aktualisht Teatri Kombëtar, i cili si pasojë e amortizimi­t do të shkatërroh­et.

Si shpërblim për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, kompanitë private do të marrin tokë për ndërtimin e disa objekteve të larta në zonën pas teatrit.

Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësime­t e tyre, theksoi “rëndësinë e dialogut të vazhdueshë­m e të transparen­cës për këtë çështje të rëndësishm­e, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimi­së historike, kulturore e kombëtare”, thuhet në deklaratën për shtyp të Presidencë­s.

 ??  ?? PRESIDENTI META DJE GJATE TAKIMIT ME ARTISTET
PRESIDENTI META DJE GJATE TAKIMIT ME ARTISTET
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, gjatë takimit të djeshëm me aktorët Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi
Presidenti Ilir Meta, gjatë takimit të djeshëm me aktorët Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi
 ??  ??
 ??  ?? Arben Derhemi me kolegë të tij në oborrin e TK- së, gjatë protestave të së hënave
Arben Derhemi me kolegë të tij në oborrin e TK- së, gjatë protestave të së hënave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania