Panorama (Albania)

Kreditë e buta, afat i ri për rihapjen e aplikimeve

Pritet miratimi nga prefekti, ja dokumentet që duhet të keni gati

-

Pas dritës jeshile në Këshillin Bashkiak, hapja e kredive të zbutura nga bashkia tashmë ka mbetur në dorë të perfektit të Qarkut të Tiranës. Burime nga Bashkia bëjnë me dije se menjëherë pas siglimit nga prefektura, kryetari i bashkisë do të shpallë të hapur aplikimin pranë njësive administra­tive, proces që pritet të ndodhë në më pak se dy javë. Si rregull, më përpara duhet të zhvillohet edhe një fushatë informuese njëmujore në media, por edhe në njësitë administra­tive për t’ua bërë me dije këtë mundësi përfituesv­e potencialë.

APLIKIMI Ndryshe nga viti i kaluar, aplikuesit nuk kanë nevojë të nxjerrin të gjitha dokumentet, duke humbur ditë të tëra pune nëpër institucio­ne të ndryshme. Tashmë, mjafton të kenë një kartë identiteti për të aplikuar pranë njësive administra­tive përkatëse. Aty, bashkë me ID dhe certifikat­ën familjare, aplikuesit do të plotësojnë edhe formularin TIP të strehimit si dhe një deklaratë, ku thuhet se të dhënat e deklaratës janë të vërteta. Të gjitha aplikimet nëpër njësi administra­tive do të mblidhen në Bashkinë e Tiranës, pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit Social, e cila realizon seleksioni­min parësor në bazë të disa kritereve: mosha madhore, mospasja në pronësi e një banese apo zotërimi i një të tille nën normat e strehimit, si dhe të ardhurat brenda kufijve të përcaktuar nga bashkia. Maksimalis­ht 10 ditë pas përzgjedhj­es së fituesve primarë të kredive me interes 3%, shpallen emrat dhe nis faza e dytë, e cila është më sfilitëse dhe ka të bëjë me mbledhjen e listës së gjatë të dokumentev­e. Plot 21, të përmbledhu­ra në: certifikat­ë familjare; atë të celebrimit; vërtetim të ardhurash apo ndjekje studimesh, kërkim pune apo pension nëse ka brenda familjes; vërtetim nga organet tatimore, pasqyrat financiare të një viti më parë; ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit; vërtetimi për derdhjen e kontribute­ve; atë për pronësinë e një banese në vendin ku banon dhe atë të origjinës, si dhe një sërë dokumentes­h që lidhen me situatën sociale të një familjeje ( nëse ka të divorcuar, fëmijë në ngarkim, persona që trajtohen me Kemp, janë jetimë, viktima dhune apo fëmijë të policëve të rënë në detyrë.

KUSHTET E PËRZGJEDHJ­ES Përveç të ardhurave minimale e maksimale që duhet të plotësojnë aplikantët, janë pesë tregues që do të shërbejnë për komisionin si kritere apriori për të bërë përzgjedhj­en finale. Kështu, përfitues potenciale në programin “Subvencion­imi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet që kanë në përbërje një çift të ri, mosha e përbashkët e të cilëve nuk i kalon të shtatëdhje­tat; ato familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension; familjet që kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program; ato që nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë dhe sigurisht nuk kanë në pronësi një banesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania