Panorama (Albania)

Kodheli ndryshe nga Qeveria: Tarifa për kuksianët të jetë zero

- Mimi Kodheli

Ish- ministrja e Mbrojtjes, deputetja socialiste Mimi Kodheli, deklaroi se është kundër tarifës së vendosur për Rrugën e Kombit jo vetëm për kuksianët, por për të gjithë qytetarët. Kodheli tha në studion e News 24 në rubrikën “Opinion”, se ka pasur komunikim me ministrat për këtë çështje dhe se kjo tarifë do të rishikohet. “Unë nuk jam marrë me këtë gjë, por kam qenë e vëmendshme ndaj çdo debati. Qytetarët e Kukësit kalonin nga Puka dhe paguanin 10 mijë lekë të ardhura me rrugën e vjetër për të ardhur në Tiranë, sot është 4 mijë lekë. Çdo qytetar kuksian do të ishte i gatshëm, për hatër të përfundimi­t të rrugës e mirëmbajtj­es, të paguante një shumë parash që nuk është asnjëherë 5 euro, sepse deri dje kanë paguar 10 mijë lekë të vjetra. Pra, mund t’ia lejojnë vetes të bëjnë një pagesë modeste, asnjëherë 5 euro. Ajo është një rrugë e rrezik- shme, e projektuar keq. Flas si shofere, jo si politikane. Pra, për të kaluar një qytetar kuksian nga njëra pjesë e pronës te tjetra, duhet të kalojë rrugën dhe nuk ka urë kalimi. Ka shumë arsye për të cilat tarifa duhet ridiskutua­r, duhet reduktuar për qytetarët e Kukësit. Në gjykimin tim, nuk duhet të jetë 5 euro. Duhet që të gjitha rrugët dytësore të funksionoj­në mirë. Unë kam folur me ministrat respektivë dhe në diskutimet tona, besoj konstrukti­ve, ka një përllogari­tje që mund të dalë edhe 5 euro. Problemi është që kësaj përllogari­tjeje i duhen shtuar disa efekte që jo domosdoshm­ërish matematika arrin t’i shpjegojë. Kam thënë që nuk duhet të paguajnë, duhet të jetë zero tarifa për rastet që flisni”, u shpreh Kodheli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania