Panorama (Albania)

NDRYSHON LIGJI Pensionet, skema e re për ish- të përndjekur­it

Zbardhet relacioni i Qeverisë për skemën e re të pensioneve. Kategoritë e ish- të përndjekur­ve që përfitojnë dhe dokumentet që duhen

-

Qeveria ka dërguar në Kuvend ligjin e ri për pensionet e të përndjekur­ve politikë. Gazeta zbardh sot të plotë relacionin me ndryshimin e kushteve për të përfituar pension.

Bëhet fjalë për ish- të përndjekur­it, që kanë punuar me detyrim në miniera gjatë kohës së komunizmit. Sipas qeverisë, “Ish- të dënuarit politikë që kanë punuar në miniera, në nëntokë, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit politik, çlirohen nga detyrimi për ta provuar këtë me anë të vërtetimit. Projektlig­ji parashikon njohjen e kohës së vuajtjes së dënimit politik në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë si punë e kryer në miniera, në nëntokë. Periudha e vuajtjes së dënimit, për efekt pensioni, njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje dhe paga llogaritet sa paga e punës në miniera. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpuni­m me Ministrinë e Drejtësisë”. Në total, kosto e qeverisë për zbatimin e ligjit, apo përfitimi për ish- të përndjekur­it është 4 milionë lekë në muaj. RELACIONI I QEVERISË

“Nëpërmjet këtij projektlig­ji, parashikoh­et që koha e vuajtjes së dënimit të ish- të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, njihet për efekt pensioni si punë e kryer në miniera, në nëntokë. Periudha njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje. Paga llogaritet sa paga e punës në minierë. Nga të dhënat zyrtare të mbledhura nga Instituti i Integrimit të ish- të Përndjekur­ve Politikë rezulton se nuk kanë marrë dokumentet, vërtetimet për vendin e punës ku është kryer dënimi, 264 persona, të cilët kanë vuajtur dënimin mesatarish­t 7.5 vjet, në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë. Komisioni përkatës në Ministrinë e Brendshme, për vërtetimin e viteve të punës në miniera të kryera nga ish- të dënuarit politikë, i cili specifikon­te dhe punën që kishte kryer i dënuari, i krijuar në bazë të vendimit nr. 445, datë 13.12.1991, të Këshillit të Ministrave, ‘ Për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit admin- istrativ nga ish- të internuari­t dhe të dëbuarit për çështje politike, kur mungojnë dokumentet zyrtare’, të ndryshuar, ka funksionua­r deri në datën 31.12.2000. Për zgjidhjen e problemati­kës për njohjen e viteve të punës dhe, si rrjedhojë, për njohjen e së drejtës për të përfituar pension për punën e kryer në miniera, në nëntokë nga ish- të dënuarit politikë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, propozohet përmirësim­i i ligjit nr. 7514, datë 30.9.1991, ‘ Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabiliti­min e ish- të dënuarve politikë nga regjimi komunist’, të ndryshuar”.

 ??  ?? Minsitri Ahmetaj në konferencë me ish- të përndjekur­it
Minsitri Ahmetaj në konferencë me ish- të përndjekur­it
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania