Panorama (Albania)

Sot biznesi i vogël mbyll qepenët, Basha: Ngrihuni, mos kini frikë

Prokuroria, hetim Policisë për Kukësin

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e do të jetë në krah të biznesit sot në protestën 60 minutëshe që do të zhvillohet kundër përfshirje­s në skemën e TVSH- së.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi takime me përfaqësue­sit e biznesit të vogël dhe më pas mblodhi kryesinë dhe Grupin Parlamenta­r të PD- së, ku edhe u vendos qëndrimi që PD do të mbaj në këto protesta. Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamenta­r të PD- së, bëjnë me dije se deputetët e opozitës do të jenë në mbështetje të biznesit të vogël në protestën që ata do të zhvillojnë sot, duke ulur qepenat për 60 minuta. Do të jenë disa tregje kryesore në kryeqytet, në të cilat deputetët e PD- së do të mbështesin protestën e biznesit të vogël. Sipas burimeve, deputetët demokratë do të jenë në tregun e Medresesë, tregun Elektrik, tregun Çam dhe në tregun industrial. Biznesmenë­t e vegjël që tregtojnë mallra në këto tregje kanë rënë dakord që t’i bashkohen protestës, duke ulur qepenat nga ora 11: 00 deri në orën 12: 00. Ndërkohë, PD pritet të vërë gjatë kësaj jave edhe njëherë në zbatim skenarin e bllokimit të rrugëve.

TAKIMI

Premtimin se biznesi do të ketë mbështetje­n e opozitës, Basha ia dha përfaqësue­sve të biznesit të vogël në takimin që zhvilloi me ta në mesditë. Sipas Bashës, askush nuk duhet të ketë frikë nga kërcënimet e qeverisë për arrestime. “Mbështesim thirrjet tuaja. Nuk pret më koha. Fjalët nuk kanë për ta ndryshuar më këtë realitet. Duhet veprim dhe qëndresë. Të enjten, kur qytetarët bllokuan 4 akset rrugore dhe ne ishim dhe do të jemi në krah të tyre, siç do të jemi në krahun tuaj në Tiranë, Fier e Korçë u ulën qepenat dhe unë dua t’i përshëndes e t’i përgëzoj të gjithë ata sipërmarrë­s të vegjël që ndërmorën këtë akt mosbindjej­e qytetare, këtë akt proteste me uljen e qepenave. Ju bëj thirrje t’i bashkoheni aksionit që ndërmerr Shoqata e Biznesit të Vogël dhe Shoqata për Mbrojtjen e Tregut, nga ora 11 deri në orën 12, mbylljen e qepenave në mbarë Shqipërinë. Të ngrihemi të gjithë dhe t’i refuzojmë. Bashkimi i qytetarëve në protestë për të drejtat e shkelura kundër padrejtësi­së dhe grabitjes, është i pathyeshëm dhe ne do të jemi në krahun tuaj dhe nuk na frikëson dot Edi Rama me hetuesinë politike. Le të vijnë të më arrestojnë mua të parin. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve. Nuk ju arrestojnë dot të gjithëve, mos kini frikë. Ngrihuni! Nuk ka rrugë tjetër. Këto janë tipare të një regjimi, të një bande kriminale që ka një moto. Grabiti shumicës dhe jepi pakicës. Dhe kjo është e dyta e vërtetë e futjes së TVSH- së për biznesin e vogël”, tha Basha. Kreu i PDsë premtoi se kur demokratët të vijnë në pushtet, do të kenë një plan shumë më miqësor me biznesin e vogël. “Plani ynë parashikon rritjen e nivelit të të ardhurave të biznesit të vogël, që të nxirren jashtë skemës së TVSh- së në 12 milionë lekë të reja, ose 120 milionë lekë të vjetra. Deri në 120 milionë lekë të vjetra në vit, biznesi do të paguajë 0.5 % të xhiros taksë vjetore, me 3 këste dhe me vetëdeklar­im. Do të ketë një pullë fiskale, e cila do të demonstroh­et në ambientet e jashtme dhe kjo pullë e cila vërteton edhe pagesën me vetëdeklar­im të 0.5 % të xhiros, do të jetë njëkohësis­ht edhe urdhri që çdo inspektor të rrijë larg ambienteve të biznesit të vogël dhe të mesëm. Kjo është platforma jonë për biznesin e vogël. Ne besojmë se në këtë mënyrë do të krijojmë një klimë miqësore për biznesin e vogël”, tha Basha.

 ??  ?? Basha, dje me biznesin
Basha, dje me biznesin
 ??  ?? Basha në takim me përfaqësue­sit e biznesit të vogël
Basha në takim me përfaqësue­sit e biznesit të vogël

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania