Panorama (Albania)

Dasma kthehet në mort, tre të vdekur në aksident

Viktimat, vëllai i dhëndrit me të fejuarën dhe kushëriri

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Dasma kthehet në tragjedi për një familje në fshatin Kute të Mallakastr­ës.

Djali i shtëpisë bashkë me të fejuarën dhe një të afërm tjetër të tij humbën jetën teksa mjeti, me të cilin po ktheheshin nga dasma, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03: 00, kur viktimat, Fisnik Murataj 32 vjeç, e fejuara e tij Nazia Ahmet, 34 vjeçe dhe Agustin Murataj 30 vjeç, po ktheheshin nga dasma që ishte bërë në një lokal në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier, për në fshatin e tyre. Por gjatë rrugës, mjeti që drejtohej nga 32vjeçari doli nga rruga në aksin Levan- Tepelenë, pranë fshatit Varibop, duke përfunduar në kanal.

Policia konfirmoi dje se automjeti tip “Suzuki” me targë greke IHZ 1755, me të cilën po udhëtonin, doli nga rruga dhe në një distancë prej 50 metrash fluturoi nën urë, duke përfunduar në kanalin vaditës të fshatit. Makina e aksidentua­r u gjet dje rreth orës 08: 00 në kanal, rreth 5 orë pas ngjarjes tragjike. Dyshohet se viktimat kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë në ujë. Kanë qenë banorët e fshatit Varibop, që kanë tokat e mbjella në këtë vend, ata të cilët zbuluan ngjarjen e rëndë. Ata lajmëruan menjëherë Policinë dhe më tej ndihmuan edhe në nxjerrjen e trupave. Dy të afërmit u gjetën brenda në automjet. Ndërsa pas pak minutash u gjet edhe trupi i vajzës në kanal, vetëm pak metra larg “Suzuki”- t. Dyshohet se ajo ka tentuar të dalë nga kanali, por nuk ka arritur dot, duke gjetur vdekjen. Familjarë të të dy djemve nga fshati Kute kanë dhënë kujën nga ngjarja e rëndë, që iu ktheu gëzimin familjar në mort. Ata janë përpjekur edhe gjatë natës për t’u lidhur me ta nëpërmjet telefonit, por ka qenë e pamundur pasi celularët e tyre rezultonin të fikur.

Policia ka nisur hetimin për këtë tragjedi që iu mori jetën tre të rinjve. Paraprakis­ht dyshohet se në drejtim të mjetit të ketë qenë 32- vjeçari Fisnik Murataj. Mjeti ishte në pronësi të së fejuarës së tij, Nazia Ahmet, e cila ishte shtetase franceze. Dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë i dehur për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit në këtë gëzim familjar. Por nuk përjashtoh­et as përgjumja e shoferit dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ai jetonte në Greqi prej vitesh. Sipas të dhënave, 32- vjeçari ishte njohur rreth dy vite më parë me francezen, e cila kishte mbërritur në Greqi si turiste. Më pas, ai e ka sjellë vajzën në Mallakastë­r, duke e prezantuar edhe te familja e tij dhe duke shpallur njëherazi edhe fejesën. Ai kishte mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri për martesën e të vëllait dhe pas pak ditësh do të rikthehej në vendin e tij të punës në Greqi. Pas ceremonisë së dasmës, bashkë me të fejuarën dhe kushëririn kanë marrë rrugën për në fshatin e tyre, por jeta e tyre u pre në mes nga ky aksident i rëndë. Një ditë pas dasmës, dje familja Murataj hapi dyert e mortit.

 ??  ?? Makina e aksidentua­r me të cilën udhëtonin 3 viktimat
Makina e aksidentua­r me të cilën udhëtonin 3 viktimat
 ??  ??
 ??  ?? Viktima, Fisnik Murataj
Viktima, Fisnik Murataj
 ??  ?? Viktima, Nazia Ahmet
Viktima, Nazia Ahmet
 ??  ?? Viktima, Agustin Murataj
Viktima, Agustin Murataj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania