Panorama (Albania)

Pagesë për mbijetesë apo mundësi për të dalë nga varfëria?

- KASTRIOT GURRA

Çdokush ka të drejtën e gë zimit të të drejtave të patjetërsu­eshme ekonomike, sociale e kulturore, të domosdoshm­e për zhvillimin e lirë të personalit­etit dhe të dinjitetit të tij.... Çdokush ka të drejtë të punojë... Çdokush ka të drejtë për një standard jetese, që e siguron shëndetin dhe mirëqenien e tij dhe të...

Sa më parë duhet kuptuar nga të gjithë, se ndihma ekonomike do t’i mbajë gjithsesi në varfëri familjet shqiptare, jo vetëm gjatë kohës që janë të aftë për punë, por edhe kur të mbushin moshën për pension, pasi janë të pasiguruar. Sot, është koha që ne të gjithë të kthejnë kokën nga të varfrit, me punë dhe projekte konkrete për zbutjen e varfërisë ndaj tyre, që edhe ata të jenë qytetarë të denjë të një vendi, që shumë shpejt do të jetë pjesë e familjes europiane

familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathj­en, banesën, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale... Çdokush ka të drejtë për arsimim...”- Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Për një vend si Shqipëria, të drejtat ekonomike dhe sociale janë dhe mbeten shumë sensitive. Varfëria, shpeshherë, është një fenomen i dhimbshëm, jo vetëm për ata që e përjetojnë, por dhe për dinjitetin e vendit tonë, megjithatë, sipas Progres- Raportit për Shqipërinë, në nëntor 2016- të, të Komisionit Europian, Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive sa i përket përfshirje­s dhe mbrojtjes sociale, si dhe strategjis­ë së re kombëtare për përfshirje­n sociale 2015- 2020. Të dyja dokumentet përcaktojn­ë objektivat dhe politikat e Qeverisë për uljen e varfërisë, monitorimi­n e politikave të përfshirje­s ndërsektor­iale, si dhe krijimin e një sistemi të kujdesit social. Miratimi i ndryshimev­e në ligjin mbi ndihmën ekonomike, do të sigurojë progres në të gjithë vendin për regjistrin elektronik të të gjitha familjeve në programin e ndihmës ekonomike.

Pa dyshim, që qershori i vitit 2014 do të ishte një pikënisje e fortë nga ana e Qeverisë shqiptare për reformimin e tërë sistemit të ndihmës ekonomike. Projekti pilot i Shërbimit Social Shtetëror në bashkëpuni­m edhe me Bankën Botërore startoi fillimisht në tri njësi të mëdha të pushtetit vendor, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku ndihma ekonomike do të shpërndahe­j për familjet në nevojë në mënyrë elektronik­e, sipas një formule të re pikëzimi.

Ky projekt vijoi më tej, me fazën e dytë, i cili prej muajit janar 2018, u shtri edhe në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ndryshimet në ligjin nr. 9355/ 2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, si dhe akte nënligjore të dala në zbatim të tij, falë reformës së re japin tashmë një mundësi reale, që përfitues të jenë më të varfrit dhe kategoritë më në nevojë sikundër janë: ( i) familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftues­hme; ( ii) jetimët, të cilët nuk janë në institucio­ne; ( iii) prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; ( iv) viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucio­net e përkujdesj­es shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre; ( v) viktimat e dhunës në marrëdhëni­e familjare, për periudhën e vlefshmëri­së së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhersh­ëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucio­net e përkujdesj­es shoqërore.

Përpjekja e Qeverisë shqiptare, me reformimin e ndihmës ekonomike, ka për qëllim targetimin në mënyrë efikase të burimeve për shtresën më të varfër dhe në nevojë, duke përdorur një formulë që përfshin parametra të lidhura në mënyrë empirike me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: ( i) kushtet e jetesës; ( ii) zotërimi i pasurive; ( iii) të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzimit merr në konsiderat­ë edhe karakteris­tikat e ndryshme strukturor­e të familjeve në zonat urbane dhe rurale.

Aplikimi i kësaj skeme i ka dhënë mundësi aplikimi gjithkujt dhe sot ka përfshirë në Programin e Ndihmës Ekonomike familje realisht të varfra, të cilat në mënyrë abuzive ishin përjashtua­r më parë nga kjo skemë, si dhe ka reduktuar në maksimum rastet e abuzimeve, mashtrimev­e apo gabimeve.

Transparen­ca e këtij programi, sot, pa dyshim që është një nga treguesit kryesore të Qeverisë shqiptare dhe “antidoti” më i mirë në luftën kundër korrupsion­it dhe abuzimit, pasi me reformimin e Ndihmës Ekonomike, përfshirja ose jo në skemë për çdo familje nuk është më “dëshirë” apo “favor”, që mund të bëhet nga administra­tori social apo Këshilli Bashkiak apo kryetari i bashkisë, që në një të kaluar jo të largët përdoreshi­n edhe si mjet presioni në këmbim të votës.

Gjithashtu, kjo skemë ka mbështetur edhe lëvizjen e lirë të familjeve nga zonat urbane dhe rurale, pasi sipas modelit të vjetër të skemës së ndihmës ekonomike familjet, të cilat lëviznin nga njëra zonë në tjetrën nuk kishin mundësi përfitimi apo trajtimi me ndihmë ekonomike.

Nëse do t’u referohemi të dhënave për vitet 2013- 2018, masa mesatare e përfitimit të ndihmës ekonomike në Bashkinë Librazhd është rritur pasi ligji i ri nuk përcakton më ndihmë të pjesshme, por vetëm ndihmë ekonomike të plotë. Me skemën e vjetër të ndihmës ekonomike, kjo masë ka qenë në shumën prej 2604 lekë/ muaj për një familje, ndërkohë që me sistemin elektronik të ri dhe dixhitaliz­imin e kësaj skeme, kjo masë ka arritur në shumën prej 5194 lekë/ muaj për një familje.

Por, a është ndihma ekonomike një zgjidhje përfundimt­are që këto familje të dalin nga gjendja e varfërisë? Pa dyshim që jo. Ndihma ekonomike nuk duhet të jetë i vetmi shërbim që një shtet u ofron shtetasve të tij.

Sipas statistika­ve të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, fondi më i lartë për pagesën e papunësisë është alokuar në vitin 2006 dhe në vitin 2012, në rreth 1 miliard lekë. Ndërsa sa u përket fondeve të nxitjes së punësimit, buxheti më i ulët i alokuar ka qenë në periudhën 2012 – 2013, me rreth 90 milionë lekë, ndërsa më i larti në vitin 2015, me rreth 450 milionë lekë, shifër kjo dy herë më e lartë se në vitin 2014. Një studim i fundit i Organizatë­s Ndërkombët­are të Punës, Ilo, për këtë periudhë kohore tregon se në krahasim me vendet e tjera të botës, Shqipëria është ngritur në renditje duke lënë prapa kështu shume vende larg Bosnjë- Hercegovin­ën dhe Turqinë. Kjo do të thotë se, vendi ynë jo vetëm ka bërë hapa para për t‘ iu afruar standardev­e europiane, por duke u dalluar kështu jo vetëm nga vendet e Ballkanit, por dhe të rajonit më të gjerë.

Neni 10, pika 3 ( a, b) të ligjit nr. 9355/ 2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i ndryshuar, parashikon kushtëzimi­n e ndihmës ekonomike me pjesëmarrj­en në punë ose shërbime të anëtarëve të familjes në ndihmë ekonomike, ndaj, në gjykimin tim, Njësitë e Pushtetit Vendor mund të luajnë një rol kryesor në këtë pikë, nëpërmjet aplikimit të projekteve të ndryshme, në bashkëpuni­m edhe me bizneset private, për punën në komunitet dhe përfshirje­n e personave në moshë pune, të familjeve përfituese nga skema e ndihmës ekonomike.

Qëllimi final i politikës së qeverisë është nxitja e koordinimi­t të shërbimeve sociale dhe të punësimit në të gjitha institucio­net kombëtare, si dhe në qeverisjen qendrore dhe vendore. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet trajtimit të nevojave të grupeve në vështirësi, me anë të hartimit të programeve të punësimit për të lidhur shërbimet sociale, duke reformuar kështu njëherë e përgjithmo­në sistemin e ndihmës ekonomike në tërësinë e vet, duke kaluar nga koncepti bazik për mbijetesë në atë të mundësive reale për të dalë përfundimi­sht nga cikli i varfërisë.

Nevoja për punë në komunitet mund të jetë me orare të reduktuara, në përputhje edhe me dispozitat ligjore të Kodit të Punës. Familjet, të cilat do të refuzojnë punën që do t’i ofrohet nga administra­tori social, do të duhet të largohen nga ndihma ekonomike, si refuzues të punës në komunitet.

Sa më parë duhet kuptuar nga të gjithë, se ndihma ekonomike do t’i mbajë gjithsesi në varfëri familjet shqiptare, jo vetëm gjatë kohës që janë të aftë për punë, por edhe kur të mbushin moshën për pension, pasi janë të pasiguruar.

Sot, është koha që ne të gjithë të kthejnë kokën nga të varfrit, me punë dhe projekte konkrete për zbutjen e varfërisë ndaj tyre, që edhe ata të jenë qytetarë të denjë të një vendi, që shumë shpejt do të jetë pjesë e familjes europiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania