Panorama (Albania)

Neranxi: Merrni faturat me vete dhe grisjani para syve gjakpirësv­e

-

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut të Shqipërisë, Nikollaq Neranxi, i ka bërë thirrje biznesit të ulë qepenat dhe të nisi protestat me karakter ekonomik ndaj qeverisë. Në takimin e zhvilluar me përfaqësue­sit e biznesit të vogël, Neranxi deklaroi se duhet të ketë një reagim të fuqishëm për të ndalur taksat absurde që qeveria ka vendosur ndaj biznesit. “Unë propozoj protesta masive me karakter ekonomik. Të ndalojmë dorën që vjedh përditë në xhepat tanë. Kundër taksave absurde që kalojnë mundësitë e biznesit për t’i paguar. Në çdo vend të botës vendosen taksa që edhe shteti të marrë atë që i takon, por edhe biznesi të fitojë diçka. Taksat e Ramës dhe Veliajt janë taksa falimentue­se. Të protestojm­ë kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike, karburanti­t, ujit dhe çdo formë vjedhjeje që na bën ky pushtet. Në mënyrë urgjente, të mblidhemi të gjithë, biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, të cilët po e ndjejnë në kurrizin e tyre krizën “Rama”, të ulim qepenat dhe të dalim në protesta masive deri sa ta rrëzojmë këtë kastë të korruptuar­ish. Ftoj t’i bashkohen protestës tonë edhe ata qytetarë që nuk kanë biznes, por që mendojnë se taksat e shtuara në faturat e ujit dhe të dritave të banesave të tyre dhe rritja e vazhdueshm­e, është një padrejtësi që po u bëhet. Merrini faturat me vete në protestë dhe grisini aty para syve të gjakpirësv­e. Nëse jemi shumë dhe të bashkuar, ne arrijmë ta ndalim Edi Ramën, sepse ne jemi në të drejtën tonë, duam të jetojmë dhe të punojmë në ketë vend me dinjitet, jo të nëpërkëmbu­r dhe të plaçkitur”, tha Neranxi. Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut të Shqipërisë deklaroi se në këto 5 vite në drejtimin e qeverisë, Rama ka punuar për të shkatërrua­r biznesin e ndershëm. “Jemi shumë vonë, Edi Rama ka gati 5 vite në pushtet dhe këto kanë qenë vitet ku ai ka punuar me këmbëngulj­e dhe përkushtim për të shkatërrua­r biznesin e ndershëm. Ka qenë i gjithi një skenar i mirëmendua­r, për të nxjerrë nga tregu të gjithë ne që kemi vite që ndërtojmë me përkushtim dhe ndershmëri një aktivitet privat, në mënyrë që të fusë në treg paratë e krimit, drogës dhe korrupsion­it. Paketat fiskale të miratuara në këto vite që ai është në pushtet dhe të rritura deri në absurditet edhe nga Bashkia e Tiranës, këtu ku janë të përqendrua­ra pjesa më e madhe e bizneseve, kanë qenë vendime kriminale me qëllimin e vetëm për të na falimentua­r. Në vitin 2014 kur Bashkia Tiranë rriti të gjitha taksat ekzistuese dhe vendosi taksa të reja, me keqardhje e them se ju nuk arritët ta kuptonit se ku do na çonte kjo rrugë”, tha Neranxi.

 ??  ?? Nikollaq Neranxi
Nikollaq Neranxi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania