Panorama (Albania)

Protesta në Rrugën e Kombit, hetim veprimeve të Policisë

Dyshime se policia ka provokuar dhe dhunuar protestues­it

- ERALD DELIU

Prokuroria e Kukësit, krahas hetimit që ka nisur për 23 protestues­it në Rrugën e Kombit, po heton edhe veprimet e forcave të Policisë dhe FNSH- së në protestën që përfundoi me djegien e sporteleve të firmës private, që ka marrë koncesioni­n e mirëmbajtj­es së rrugës.

Burime të “Panoramës” brenda Prokuroris­ë së Kukësit thonë se po hetohet për disa veprime arbitrare të efektivëve të FNSH- së. Hetimet janë përqendrua­r kryesisht në ditën e protestës, ku policia u qëllua me gurë nga protestues­it dhe ka dyshime se u është kundërpërg­jigjur me të njëjtën monedhë, çka përbën shkelje të rregullore­ve. Hetimet kanë nisur pasi ka pasur dëshmi nga pjesëmarrë­s se janë qëlluar dhe provokuar nga policia në atë përplasje. Gjithashtu, janë duke u verifikuar edhe kamerat e sigurisë që gjendeshin atje për sjelljen e policisë. Në protestën e Rrugës së Kombit, kundër tarifës së kalimit prej 5 euro, mbetën të lënduar 12 efektivë, sipas burimeve zyrtare. Nga ana e protestues­ve u arrestuan 23 të tillë, ku 11 u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjithashtu, ka pasur pretendime edhe për mënyrën se si janë arrestuar protestues­it. Aksioni i policisë u zhvillua orët e natës, ku disa prej tyre janë arrestuar nëpër banesa. Të njëjtat burime thonë se janë duke u verifikuar edhe metodat e ndjekura nga policia për arrestimin e protestues­ve. Momentalis­ht nuk ka akuza për dhunë gjatë arrestimit apo keqtrajtim në vendet ku janë mbajtur protestues­it. Të mërkurën që shkoi u zhvillua edhe seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për 23 protestues­it. Për shkak se Gjykata e Kukësit nuk ofronte kapacitete­t e nevojshme për mbarëvajtj­en e saj, seanca u zhvillua në Gjykatën e Tiranës. Policia e Shtetit mori masa të jashtëzako­nshme për zhvillimin e seancës, duke angazhuar plot 1000 efektivë policie dhe duke rrethuar në një perimetër prej 1 km godinën e Gjykatës. Përkundër masave të sigurisë, përplasje pati brenda mjediseve të Gjykatës mes uniformave blu dhe deputetëve të opozitës, të cilët kërkonin të merrnin pjesë në seancë. Në përfundim, Gjykata vendosi të lërë në burg 11 prej 23 të arrestuarv­e, ku njëri prej tyre u la në burg me afat 20- ditor. Dhjetë prej protestues­ve u lanë në detyrim paraqitjej­e dhe dy në arrest shtëpiak. Vendimi u kontestua, si nga protestues­it e shoqërisë civile ashtu edhe nga deputetët e opozitës të pranishëm në seancë. Vendimet janë apeluar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Mbi protestues­it rëndojnë akuza si tubim i paligjshëm, kundërshti­m i forcave të rendit dhe shkatërrim prone. Disa prej tyre kanë rrëfyer në Gjykatë se policia ushtroi terror gjatë arrestimev­e, duke i prangosur në orët e vona të natës. Pas këtyre ngjarjeve, Kryeminist­ri Rama është tërhequr nga tarifimi prej 5 eurosh për kalimin e rrugës për banorët e zonës. Megjithatë, protesta la shije të keqe te maxhoranca, e cila shkarkoi edhe dy këshilltar­ët e saj në Këshillin Bashkiak të Kukësit, që mbështetën protestën e banorëve.

 ??  ?? Nga protesta në Rrugën e Kombit
Nga protesta në Rrugën e Kombit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania