Panorama (Albania)

“S’më gjykon dot as Rama, as ambasadorë­t”

Kryemadhi: Për mua, rëndësi ka vetëm gjykimi i shqiptarëv­e

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka komentuar dje vendimin e Prokuroris­ë dhe Policisë për të proceduar penalisht të gjithë deputetët e opozitës dhe qytetarët që morën pjesë në mosbindjen civile. Kryemadhi tha se procedimi i Edi Ramës nuk e shqetësont­e fare dhe se ajo mund t’i trembet vetëm gjykimit të qytetarëve. “Mua nuk më shqetëson fare procedimi penal, e vetmja gjë është që kur të bëjmë atë formularin e dekriminal­izimit, do ta deklarojmë që jemi proceduar penalisht nga Prokuroria e Edi Ramës. Por ajo çka dua të them është që sistemi i drejtësisë është një sistem që vërtet sot është në duart e një grupi njerëzish, të cilët do të kenë probleme me drejtësinë e tyre midis njëri- tjetrit dhe më pas do të kenë probleme dhe me drejtësinë e shqiptarëv­e. Sado që të jetë investuar financiari­sht, por edhe politikish­t për ta kapur këtë sistem drejtësie, sistemin e drejtësisë së shqiptarëv­e nuk e kap dot askush, sepse është populli ai që vendos drejtësinë më të madhe. Mua nuk më gjykon dot as Edi Rama, as ambasadorë­t, as Brukseli, as Amerika. Mua më gjykojnë vetëm shqiptarët me votë dhe gjykimi i tyre për mua është jo vetëm qesharak”, ka thënë ajo. Për kryetaren e LSI- së, askush nuk mund ta kërcënojë atë. “Nuk kërcënon dot as Edi Rama, as Arta Marku, as Fatmir Xhafa as Policia e drogës, e shtetit dhe e diktaturës. Unë këtu jam, në rrugët e Tiranës jam. Si të duan, daç me Polici, daç pa Polici, Monika Kryemadhin e kanë në këmbë me çizme dhe pa çizme”, ka thënë dje Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania