Panorama (Albania)

Bujar Asqeriu: Lani mëkatet, dorëzoni paratë, ndërtohen 10 teatro

“Amnisti për të gjithë ata që kanë përfituar nga paratë publike, t’i dorëzojnë në thesarin e shtetit”

- BUJAR ASQERIU

Bujar Asqeriu nuk i ka munguar asnjë mbledhjeje të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Madje, fjalët e tij i kanë dhënë edhe më tepër jehonë çështjes së teatrit. Edhe këtë herë ai ishte aty dhe ndau me të pranishmit dy propozime, për të siguruar fondet për rindërtimi­n e Tetarit Kombëtar, pa pasur nevojën e partnerite­tit publik- privat. Një do të ishte amnistia për të gjithë ata që kanë përfituar nga fondet publike dhe që do të duhet të dorëzonin këto para në thesarin e shtetit dhe varianti i dytë është një thirrje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në të gjithë botën, që të kontribuoj­në, qoftë edhe me 5 euro.

Ne vijmë çdo javë në këtë ritual për të shprehur qëndrimin në mbrojtje të artit. U emocionova shumë nga projekti i arkitektit edhe po mendoja; ja që paskemi edhe ne arkitektë të zotë. Teksa shihja këtë projekt, m’u kujtua finalja e filmit kushtuar Moxartit, ku regjisori paraqet autostrada me makina luksoze, ndërsa pianon e kompozitor­it e ka hipur në një qerre dhe muzika e tij buçet në të gjitha autostrada­t e Europës. Ky emocion m’u krijua. Dhe shqiptarët kanë nevojë për emocione, ne nuk duam një shtet që t’u tregojë dhëmbët qytetarëve të vet, por që të dëgjojë plagët e qytetarëve edhe t’i shërojë ato. Prandaj sovrani voton çdo katër vjet dhe u jep çelësat. Por nuk duhet që t’i vjedhë ato. A mundet që të bëhet prokopi, duke vjedhur shtëpinë?

Unë kam dy propozime. I pari, mundet që të duket utopik, dikush edhe mund të qeshë, por është shumë origjinal. Para disa vitesh, Ministria e Brendshme nxori një vendim amnistie për qytetarët që mbajnë armët në shtëpi, edhe ai vendim pati ndikim. Unë u them shqiptarëv­e, që burracakët mbajnë armë, hajnat mbajnë armë, shqiptarët armën më të fortë kanë zemrën dhe fjalën. Unë propozoj një amnisti tjetër, për të gjithë ata që kanë vënë dorë mbi paranë publike, kanë përvetësua­r nga paraja publike edhe bizneset, me tenderë ndërtimi dhe i kanë fshehur lekët, t’i dorëzojnë në thesarin e shtetit. Ata e dinë vetë se kush janë. E kështu, bëjnë dy gjëra shumë të rëndësishm­e, e para lajnë mëkatet, edhe e dyta të tregojnë veten, duke marrë shembull nga Rilindësit, që në këtë vend shkrinë pasurinë e tyre, për të bërë Shqipërinë. Ndërsa, këta po shkrijnë Shqipërinë për të bërë pasuri për vete. U bëj thirrje që t’i dorëzojnë ato para. Po të duan, të mos shkojnë vetë, se ndoshta kanë turp, por t’i paketojnë bukur edhe t’i dorëzojnë atje. E kështu, do ta shihni, ndërtohet jo vetëm një teatër, por mundet që të bëhen dhjetë teatro. E dyta, që edhe për këtë jam shumë i sigurt se shqiptarët tanë të nderuar që punojnë në të gjithë botën, të shpërndarë në diasporë, nëse u bën thirrje për pesë euro, jam i bindur që nuk ka shqiptarë, nuk ka biznes, që mos ta bëjë këtë gjë. Jam i bindur, që arka për të ndërtuar një teatër, jo me këtë vlerë, por me dhjetëfish sa kjo shifër do të bëhet. Ky teatër është i qytetarëve, ne kemi nevojë për një shpirt dhe shpirtin na e plotëson ky teatër.

 ??  ?? Bujar Asqeriu, dje para Teatrit Kombëtar
Bujar Asqeriu, dje para Teatrit Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania