Panorama (Albania)

Zjarri në dyqan, vdes në spital pronari i fast- food

Shkëlqim Plaku, 50 vjeç, pësoi djegie të rënda nga shpërthimi

- ETLEVA DELIA Artan Cuku

Ndërron jetë në spital pronari i dyqanit fast- food, që u përfshi nga flakët mëngjesin e së dielës në zonën e ish- Bllokut, në Tiranë.

Shkëlqim Plaku, 50 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u nxor jashtë nga banorët e zonës, pasi ndodhej i vetëm brenda në dyqan në momentin që ndodhi shpërthimi, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Nga të dhënat e publikuara në profilin e tij të “Facebook”- ut, viktima ishte specialist në TaskForcën e Drejtorisë së Administri­mit të Pallateve në Tiranë. Burimet thanë se ai kishte pësuar plagë të rënda djegieje në të gjithë trupin e për pasojë, nuk mundi të mbijetonte edhe pas ndihmës mjekësore. Policia tha se nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri i menjëhersh­ëm, në formën e një shpërthimi, ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit gjatë natës, nga bombola që përdorej për gatim. Për këtë arsye, në orën 07: 00 të mëngjesit të së dielës, kur 50- vjeçari Shkëlqim Plaku ka shkuar për të hapur dyqanin, ambienti ka qenë i mbushur me gaz, duke marrë flakë menjëherë sapo ka rënë në kontakt me një burim energjie.

NGJARJA Një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar më pas me zjarr ndodhi të dielën në katin e nëndheshëm të një pallati, që shërbente si byrektore e fastfood. Burime nga Policia thanë se nga flakët ka marrë plagë të rënda një person, që ishte brenda në byrektore, ndërsa i alarmuar ka dalë jashtë, i përfshirë plotësisht nga flakët. Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit që përdorej për gatim, i cili pasi ka rënë në kontakt me një burim energjie, ka marrë flakë menjëherë. Policia e Tiranës tha se, rreth orës 07: 00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitjeje ka rënë zjarr. “Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikës­ja, të cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr. Shkak paraprakis­ht dyshohet rrjedhja e gazit. Për pasojë, është dëmtuar pronari i subjektit”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës. Dje në orët e para të mëngjesit, i plagosuri Shkëlqim Plaku ndërroi jetë në spital. Nga flakët nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar, për shkak se në atë moment ndodhej brenda vetëm pronari, i cili kishte shkuar për të hapur dyqanin. Dyshohet se bombola e gazit mund të jetë harruar hapur gjatë natës ose nga ndonjë defekt i mundshëm ka pasur rrjedhje dhe ambienti është mbushur me gaz. Në momentin që pronari ka nisur të ndezë objektet që përdorte për gatim, gazi ka marrë flakë menjëherë dhe është dëgjuar edhe një lloj shpërthimi.

 ??  ?? Mjediset e brendshme të dyqanit pas shpërthimi­t
Mjediset e brendshme të dyqanit pas shpërthimi­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania