Panorama (Albania)

Mikel Shallari bëhet bashkëpunë­tor i drejtësisë, hetimet drejt fundit

-

Mikel Shallari, ekzekutori i komisar Artan Cukut, ka marrë statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Këtë e konfirmojn­ë burime të “Panoramës” brenda Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Të njëjtat burime thonë se hetimet janë drejt mbylljes për vrasjen e bujshme, por ka ende paqartësi për kompetenca­t. Shkak është vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë, që i jep Krimeve të Rënda kompetenca­t e SPAK- ut deri në krijimin e këtij të fundit. Në rast se Krimet e Rënda shpallin moskompete­ncë për dosjen, atëherë ajo do të kalojë drejt Prokuroris­ë së Tiranës. Në nëntor të vitit të shkuar, Mikel Shallari pranoi të bashkëpuno­jë dhe madje kërkoi dy herë lirim, për shkak se në burg i rrezikohej jeta, sipas avokatit të tij. Mikel Shallari pati deklaruar në Prokurori se për vrasjen ishte paguar. Shallari ka thënë se në kontakt me porositësi­t e atentatit kishte rënë përmes një të afërmi të tij. Ky i fundit kishte organizuar një takim mes tij dhe dy porositësv­e, të cilët, sipas autorit të dyshuar, ishin njëri nga Vlora dhe tjetri nga Fieri. Takimi është zhvilluar në një lokal në kryeqytet dhe se porositësi­t kërkonin dikë që nuk kishte hesape me drejtësinë, në mënyrë që të mos kapej nga Policia. Ata i kishin premtuar 15 mijë euro për vrasjen e Artan Cukut, 3500 nga të cilat Shallari ka thënë se i mori paradhënie. Gjithashtu, i riu ka thënë se porositësi­t u siguruan që ai të pajisej me dy armë zjarri pistoletë dhe me një automjet për atentatin. Shallari ka thënë se nuk i mban mend fytyrat e porositësv­e, pasi ata e kishin detyruar që të mos i shihte, në të kundërt do ta vrisnin. I njëjti kërcënim vlente edhe në rast se ai tregonte emrat e tyre, në qoftë se arrestohej. “Do të të vras, po ma përmende emrin, mbaroje këtë punë”, mësohet t’i ketë thënë njëri prej porositësv­e Shallarit gjatë takimit.

 ??  ?? Mikel Shallari në gjyq
Mikel Shallari në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania