Panorama (Albania)

Trump: Brenda 24 orësh vendos nëse do godas Sirinë

Assad mohon të ketë kryer sulm kimik në periferi të Damaskut

-

Presidenti Donald Trump njoftoi se së shpejti do të vendosë nëse do të reagojë ndaj sulmeve me armë kimike në Siri.

Trump e quajti mizori sulmin e dyshuar me armë kimike, nga i cili humbën jetën 78 njerëz në Siri, në periferi të Damaskut, zona ku jetojnë rebelë kundër Presidenti­t sirian, Bashar al- Assad. Trump tha se ai do të marrë vendim në 24 ose 48 orët e ardhshme nëse do të sulmojë ushtarakis­ht regjimin e Assadit, ashtu siç veproi vitin e kaluar. “Ishte mizore. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë presidenti amerikan në fillim të një takimi me kabinetin e tij. “Kjo ka të bëjë me njerëzimin, nuk mund të lejohet që të ndodhë”, ka shtuar Trump, sipas “New York Times”. Presidenti amerikan po ashtu, tha se SHBA- ja do të zbulojë se kush qëndron pas këtyre sulmeve me armë kimike. “Nëse është Rusia, Siria, Irani ose të gjithë së bashku, ne do ta zbulojmë këtë”, theksoi Trump. Qeveria siriane ka mohuar të ketë kryer sulm kimik. Në prill të vitit 2017- të, SHBA- ja hodhi 59 raketa “Tomahawk” mbi bazën ajrore siriane “Shayrat’, si reagim ndaj sulmeve me armë kimike në një qytet tjetër që kontrolloh­ej nga rebelët, Khan Sheikhoun. Pas paralajmër­imit të Trump gjatë fundjavës, se “kafsha Assad” do ta paguajë shtrenjtë, në Siri ndodhi një sulm me raketa.

NGJARJA Janë 14 viktima pas sulmit në agim të një aeroporti ushtarak në Siri. Disa raketa goditën bazën ajrore “Tiyas”, në afërsi të qytetit Homs, në orët e para të së hënës. Shumica e viktimave janë iranianë ose anëtarë të grupeve të Iranit që luftojnë në krah të Assadit në Siri. Por SHBA mohoi të ketë përgjegjës­i për këtë sulm. Ministria e Jashtme ruse dhe Siria kanë gjetur përgjegjës për sulmin me raketa trupat izraelite, të cilat me sa duket kanë goditur nga territori libanez.

PSE IZRAELI Ushtria pranon se ka goditur brenda Sirisë më shumë se 100 herë që nga viti 2012- të. Shumica e objektivav­e janë autokolona­t e dyshuara të armëve të destinuara për grupin militant libanez Hezbollah, i cili është përfshirë në beteja së bashku me forcat qeveritare siriane. Por shqetësimi më i madh i Izraelit është Irani, një sponsor i Hezbollah dhe mbështetës i Bashar al- Assad. Yossi Mekelberg, kreu i marrëdhëni­eve ndërkombët­are në Universite- tin e Londrës, tha për NBC- në se qeveria izraelite ka frikë se iranianët po i afrohen shumë. Po ashtu, sipas tij impulset izoluese të Trump- it e shqetësojn­ë Izraelin thellësish­t. “Nëse SHBA nuk është thellësish­t e përfshirë në Lindjen e Mesme, Izraeli do të gjejë gjithnjë e më shumë nevojën për të vepruar në Siri, për të penguar kërcënimin nga Irani”, sipas Mekelberg.

 ??  ?? Pamje nga një video e Mbrojtjes Civile Siriane në Douma
Pamje nga një video e Mbrojtjes Civile Siriane në Douma

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania