Panorama (Albania)

Skënderbeu zhduk fantazmat e krizës, tripletë në Vlorë

Gavazaj shënon supergol, duartrokit­et pas zëvendësim­it

-

Skënderbeu ia doli të fitojë me shumë lehtësi kryendeshj­en e javës së 28- të në Kategorinë Superiore, duke mposhtur pastër Flamurtari­n me shifrat 0- 3.

Humbja në Shkodër dhe ajo në ndeshjen e parë gjysmëfina­le në Kupën e Shqipërisë, u lanë pas krahëve në 90 minutëshin që korçarët luajtën në mënyrë perfekte në Vlorë. Tri pikë në ndeshjen e parë të fazës së tretë, gola, spektakël dhe mbi të gjitha një farë çlirimi psikologji­k i lojtarëve dhe skuadrës korçare, që premton se kriza është lënë pas dhe tashmë ekipi është rikthyer i fokusuar te fusha dhe rezultatet, për të lënë mënjanë problemet juridike dhe çështjen e dënimit.

NDESHJA

Gjithçka u bë e lehtë, pasi Soue shënoi që në 30 sekondat e para, duke ia bërë më të lehtë ekipit të Dajës. Vetëm 11 minuta më vonë, mendoi edhe Dita që të shënojë sërish për të tijtë, pas një aksioni model nga sulmuesit e Skënderbeu­t. Kaq për pjesën e parë, me Flamurtari­n që nuk mund të reagonte aspak. Dy gola dhe administri­mi i korçarëve bënë që Flamurtari të ishte thuajse inekzisten­t në fushën e lojës. Me fillimin e së dytës, Skënderbeu shënoi sërish me anë të Gavazajt, që dhuroi një gol mjaft të bukur, teksa e mori topin vetë dhe kaloi të gjithë mbrojtjen, duke përfunduar aksionin me mposhtjen e portierit Nurkoviç. Flamurtari u duk i pafuqishëm në këtë sfidë, me Duron që u duk i tërbuar gjatë takimit me lojtarët e tij. Korçarët zhdukin çdo fantazmë të krizës, ndërsa vlonjatët humbasin çdo busull drejt suksesit. "Asnjë repart nuk funksionoi", u shpreh trajneri Duro, i cili ka lëshuar sinjalin SOS.

 ??  ?? Foto nga ndeshaj Flamurtari- Skënderbeu
Foto nga ndeshaj Flamurtari- Skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania