Panorama (Albania)

Guardiola: Duhet të bëjmë ndeshjen perfekte

-

Pep Guardiola dhe Jyrgen Klop sërish përballë njëri- tjetrit pas fitores 3- 0 të Liverpulit më 4 prill. Mançester Siti ka pas dy humbje të rënda: pas disfatës së pësuar në "Anfield", humbi 2- 3 edhe derbin kundër Junajtid. Por, Pep Guardiola nuk spostohet asnjë milimetër nga linja e tij: "Njerëzit na gjykojnë nga rezultatet, por paraqitjet e skuadrës time janë gjithnjë të jashtëzako­nshme. Nuk mund të krahasohen me ato të klubeve të tjera. Edhe teksa ishim duke humbur 2- 3 derbin, shprehëm nivele shumë të larta të lojës. Rruga e duhur mbetet kjo".

Ndeshja perfekte - Guardiola e sintetizon me 4 fjalë sesi përmbyset disavantaz­hi i tri golave: "Duhet luajtur ndeshja perfekte. Vijmë pas dy humbjeve dhe nuk është një moment i lehtë. Por, për ne kjo situatë është një test. Futbolli është si jeta: një sfidë e vazhdueshm­e. Kemi 90 minuta plus shtesën për të arritur gjysmëfina­len. E dimë shumë mirë që kemi nevojë për një titull europian. Nuk e di nëse do të vijë nesër, por herët a vonë do të ndodhë. Gjithçka ka investuar klubi në këto 10 vite, nga infrastruk­turat deri te futbollist­ët, do na çojë në këtë drejtim".

Plani - Por, cili do të jetë plani i "qytetarëve" në ndeshjen e sotme? "Nëse pësojmë gol, nuk duhet të dorëzohemi. E kemi bërë shumë herë, mund të krijojmë shumë raste brenda një harku të shkurtër kohor. Pastaj duhet të jemi klinikë, por edhe nëse nuk do jemi, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë rastin e radhës. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të sulmojmë dhe t'u thyejmë kundërsulm­et. Çfarë treguam në ndeshjen e fundit, është se edhe në minutat e fundit, kemi një skuadër që krijon shumë shanse", shtoi tekniku katalanas, i cili sot do ta ketë ndeshjen e tij të 103- të si trajner në Champions.

Sezoni - "Pavarësish­t gjithçkaje ndodh këtu në fund të këtij sezoni, është një kënaqësi të jesh trajner i kësaj skuadre. Skuadra ime është e jashtëzako­nshme, e pakrahasue­shme me shumë të tjera. Është në majë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania