Panorama (Albania)

Prezantohe­t projekti i ri për Teatrin, Asqeriu: Amnisti për hajdutët që të dorëzojnë paratë

PERSHKALLE­ZOHET PROTESTA. PERPARIM KABO: AKTORET E MEDHENJ DO VITHISEN NE VARR PO U SHEMB TEATRI

- ALMA MILE

Një projekt- ide që ruan godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe i shton asaj hapësira të reja funksional­e, salla e ambiente për artistët e administra­tën, u prezantua dje në sallën e provave të TK- së, gjatë takimit të radhës së Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa deri më sot janë hedhur vetëm fjalë, dje, artistët, të shtuar në numër, jo nga radhët e tyre, por nga qytetarë të thjeshtë, shoqëria civile, arkitektë, inxhinierë e figura publike, etj., prezantuan një ide, se si mund të jetë teatri i ri, duke mos i mohuar qytetit, një ndërtesë historike, por as infrastruk­turën që meriton një Teatër Kombëtar. Projekti u ofrua falas nga pedagogu dhe arkitekti i njohur Vladimir Bregu, projektues i Pallatit të Kongreseve dhe bashkautor i Piramidës, në bashkëpuni­m me dy ish- studentë të tij, Ejona Belegu dhe Drilon Zajmi. Sipas arkitektit, ky projekt, së bashku me rikonstruk­sionin, mund të kushtojë 10 milionë euro, ndërkohë që projekti i propozuar nga Kryeminist­ri, kushton tri herë më shumë.

PROJEKTI

Projekt- ideja e prezantuar nga arkitekti Bregu dhe që konkurron atë të atij danez Bjarje Ingels është një ndërthurje e historisë me elementët modernë të arkitektur­ës. Projekti në fjalë synon ruajtjen e dy godinave ekzistuese të TK- së dhe atij Eksperimen­tal, duke i rikonstruk­tuar dhe shtimin në hapësirën ndërmjet tyre të një strukture të xhamtë, që do të plotësojë të gjitha nevojat e artistëve dhe publikut me skena dhe ambiente ndihmëse. “Salla përbëhet nga 850 vende, normalisht me të gjitha kushtet dhe me teknologji­në moderne. Ndërsa, pjesa prapa është pjesa e artistëve edhe e regjisorëv­e, bashkë me administra­tën, ndërsa në pjesën e poshtme do të jetë garazhi, një ose dykatësh. Lartësia nuk i kalon elementet vertikale të teatrit ekzistues. Ne mendojmë që holli, që ka lartësi 17 metër e gjysmë, të jetë ceremonial, që vjen duke u ngritur me një ngritje të nivelit, derisa vjen në sallën e shfaqjes. Imazhi i hollit është rikonstruk­sion i harkuar. Përveç shkallëve, do të ketë edhe pjesë funksional­e edhe anësore. E gjitha salla ka gati tetë hyrje”, shpjegon arkitekti, duke shtuar se ndërtesa do të ketë edhe pjesën e nëntokës, ku do të jenë garazhet. “Holli kryesor është transparen­t me xham dhe gjatë gjithë kohës sheh teatrin ekzistues deri në fund. Këtu mund të jenë edhe baret e restorante­t për artistët, edhe një dhomë si ekspozitë. Holli ka gjerësi 18 metra”. Arkitekti shpjegoi edhe elementë të tjerë teknikë, që lidheshin me ambientet ndih- mëse, dhomat e artistëve, të provave, hyrje- daljet, ngjyra e veshjes së sallës me elementët kuq e zi, duke i qëndruar karakterit kombëtar të institucio­nit, etj.

Salla përbëhet nga 850 vende, normalisht me të gjitha kushtet dhe me teknologji­në moderne. Ndërsa pjesa prapa është pjesa e artistëve edhe e regjisorëv­e, bashkë me administra­tën, ndërsa në pjesën e poshtme do të jetë garazhi, një ose dykatësh. Lartësia nuk i kalon elementet vertikale të teatrit ekzistues

 ??  ?? BUJAR ASQERIU DJE GJATE PROTESTES PER TEATRIN
BUJAR ASQERIU DJE GJATE PROTESTES PER TEATRIN
 ??  ?? PROJEKT- IDEJA E PARAQITUR NGA VLADIMIR BREGU PER TEATRIN KOMBETAR
PROJEKT- IDEJA E PARAQITUR NGA VLADIMIR BREGU PER TEATRIN KOMBETAR
 ??  ?? Arkitekti Vladimir Bregu ( majtas), gjatë prezantimi­t të projektit
Arkitekti Vladimir Bregu ( majtas), gjatë prezantimi­t të projektit
 ??  ?? Dy bashkautor­ët e projektit të Teatrit Kombëtar, Ejona Belegu dhe Drilon Zajmi
Dy bashkautor­ët e projektit të Teatrit Kombëtar, Ejona Belegu dhe Drilon Zajmi
 ??  ?? Pamje nga projekt- ideja për rindërtimi­n e Teatrit Kombëtar
Pamje nga projekt- ideja për rindërtimi­n e Teatrit Kombëtar
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania