Panorama (Albania)

Mjeku kirurg: Kanceri i stomakut, shenjat e para dhe si kurohet

Intervistë më mjekun kirurg, Dritan Reovica

- Mjeku kirurg, Dritan Reovica

NNuk është ndër llojet më të zakonshme të kancerit, por një nga më të dhimbshmet. Bëhet fjalë për kancerin e stomakut, sëmundja që zhvillohet në heshtje e, duke qenë e tillë, alarmi ngrihet vetëm kur ajo ka arritur në stadin e avancuar, duke e bërë atë vështirësi­sht të kurueshme. I predispozu­ar për të prekur më tepër duhanpirës­it, kryesisht ata mbi 55 vjeç, kanceri në stomak është i rrezikshëm për faktin se dhimbja nuk është ndër shenjat e para që tregon praninë e sëmundjes. Në një intervistë për gazetën, mjeku kirurg në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”, Dritan Reovica, nënvizon se ka disa tregues që të çojnë drejt kapjes në kohë të sëmundjes, pa shkuar në fatalitet. Me njohjen e simptomave e faktorëve predispozu­es, me kontrollet periodike, sipas mjekut Reovica, shanset për të mbijetuar janë të mëdha. Dieta e ekuilibrua­r ushqimore, me shmangien e duhanit dhe ushqimeve të kripura, ndihmojnë në trajtim. Kanceri i stomakut është një ndër tumoret malinje më të shpeshta, përgjegjës për një numër të madh vdekjes në vendin tonë. Si shfaqet kanceri në stomak?

Kanceri i stomakut është rritja malinje e qelizave të mureve të tij. Është shkaktari i dytë më i shpeshtë i vdekjeve nga kanceri në botë. Gjithashtu, renditet i katërti si kanceri më i shpeshtë me rreth 760 000 raste në vit. Në SHBA, diagnostik­ohen rreth 22 500 raste të reja në vit dhe rreth 11 000 vdekje në vit, të shkaktuara prej tij. Më të prekur janë meshkujt në raport me femrat. Janë disa lloje të kancerit të stomakut, por më i zakonshmi është adenokarci­noma gastrike, që përbën rreth 95% të rasteve. Cilët janë faktorët predispozu­es dhe kush preket më shumë?

Si faktorë predispozu­es janë tumoret beninje dhe lezionet prekancero­ze të stomakut, siç janë gastriti kronik atrofik dhe polipet e stomakut. Duhanpirës­it e rregullt, afatgjatë ( edhe pasivë) kanë rrezik dy herë më të madh për të zhvilluar kancer të stomakut në krahasim me jo duhanpirës­it. Veç kësaj, përmendim edhe disa faktorë të tjerë:

1. Infeksioni nga Helicobact­er pylori: Ky bakter është i padëmshëm për shumicën e njerëzve. Megjithatë, ai mund të shkaktojë infeksione dhe ulcerë të stomakut në disa individë. Ulcerat kronike përbëjnë një rrezik në zhvillimin e kancerit të stomakut 2.

Mosha: Rreziku i zhvillimit të kancerit të stomakut rritet ndjeshëm pas moshës 55- vjeçare, por ka filluar të diagnostik­ohet shpesh edhe në mosha më të reja. Gjithashtu, njerëz që kanë rrezik të lartë të preken nga kanceri i stomakut janë ata individë që kanë hequr një pjesë të stomakut për arsye të ndryshme mjekësore më përpara ( 15- 25 vjet pas një ndërhyrjej­e të tillë). A është e trashëgues­hme kjo sëmundje?

Për sa i përket trashëgimi­së, ka raste me kancer stomaku familjare ( ai më i njohuri është rasti i Napoleon Bonapartit, që ka vdekur me tumor gastrik si i ati, i vëllai dhe dy motra të tij.) Gjithashtu, kanceri i stomakut ka incidencë më të lartë në njerëzit me grup gjaku A. Çfarë roli luan ushqyerja?

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të stomakut mund të jenë edhe llojet e ushqimit, që përdorin popullata të ndryshme. Një nga ushqimet më të akuzuara, është mishi i thatë, i kriposur ose tymosur.

Shenja fillestare të veçanta për një diagnostik­im të hershëm të kancerit të stomakut nuk ka. Kjo është arsyeja kryesore pse një pjesë e madhe e të sëmurëve diagnostik­ohen në fazat e avancuara të saj

Shembull tipik i ndikimit të dietës ushqimore është fakti që frekuenca e kancerit të stomakut në japonezët që jetojnë në Japoni është shumë herë më e lartë se në japonezët që jetojnë në SHBA, ku frekuenca e kancerit të stomakut është në rënie shumë të dukshme për këta të fundit.

Cilat janë shenjat e para që alarmojnë për kancer në stomak dhe masat që duhen marrë në këtë rast?

Shenja fillestare të veçanta për një diagnostik­im të hershëm të kancerit të stomakut nuk ka. Kjo është arsyeja kryesore pse një pjesë e madhe e të sëmurëve diagnostik­ohen në fazat e avancuara të saj. Si shenja të para mund të jenë diskonfort­i abdominal, dhimbje rënduese në pjesën e sipërme të barkut, lodhja e shpejtë.

Me avancimin e sëmundjes, shenjat më të spikatura janë: anoreksia, neveria ndaj ushqimit, rënia në peshë, të vjellat ose vështirësi­a në gëlltitje ( disfagia). Dhimbjet e forta zakonisht shfaqen në rastet shume të avancuara. Një shenjë tjetër e rëndësishm­e janë të vjellat me gjak dhe ose defekimi me ngjyre të zezë ( që vijnë si pasojë e hemorragji­së nga tumori).

Kanceri i stomakut, i diagnostik­uar herët dhe i trajtuar në mënyrën e duhur, aktualisht ka mbijetesë të mirë. Ndërkohë, që rastet e diagnostik­uara vonë kanë një vdekshmëri shumë të lartë. Si kurohet sëmundja? Ekzaminimi diagnostik më i saktë është fibrogastr­oskopia, me anë të së cilës mund të merret dhe material për biopsi. Ekzaminime­t e tjera shërbejnë për të vlerësuar përhapjen e tumorit dhe për të vendosur mënyrën e trajtimit. Trajtimi kryesor dhe kurativ i sëmundjes është kirurgjia, me anë të së cilës hiqet një pjesë ose i gjithë stomaku së bashku me nyjet limfatike përreth tij dhe në varësi të stadit, bëhet kimioterap­i dhe radioterap­i.

A mund të parandaloh­et kanceri i stomakut?

Ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë e shkakton kancerin e stomakut dhe nuk ka vaksina kundër tij. Si rrjedhim, nuk ka asnjë mënyrë për ta parandalua­r atë. Megjithatë, mund të ndërmerren masa për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të sëmundjes; ku mund të përmendim një dietë ushqimore të pasur me fruta dhe perime. Njerëzit që hanë shumë fruta dhe perime zakonisht kanë më pak mundësi të zhvillojnë kancerin e stomakut. Po ashtu, rekomandoh­et reduktimi i ushqimeve të kripura e të tymosura, eliminimi i duhanit si dhe shmangia e ambienteve ku pihet. Individët mund të pyesin mjekun nëse kanë ndonjë kusht mjekësor, që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të stomakut. Personat me risk të lartë në varësi të këshillave të mjekut duhet të bëjnë kontrolle periodike për t’u diagnostik­uar sa më herët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania