Panorama (Albania)

“Po u prish teatri, aktorët e mëdhenj do vithisen në varr”

-

Për anëtarin e bordit të TK- së, filozofin Përparim Kabo, arsyeja pse qeveritarë­t japin vendime për fatin e godinës së teatrit, është se ata nuk kanë hyrë ndonjëherë në sallën e tij dhe të shohin në skenë vepra si “Arturo Ui”, “Hamleti”, “Lumi i vdekur”, “Kthimi i Damës Plakë”, etj.. “Jemi të shqetësuar të gjithë. se kemi dëgjuar që kjo godinë duhet shembur edhe mbi gërmadhat e saj do të ndërtohet një godinë e re. Nëse Kryeminist­ri kur e tha këtë frazë do të kishte bërë një parantezë, se: Me dhimbje e themi se ajo duhet që të shembet, sepse atje që nga drejtori i parë Xhemal Mbroja dhe gjithë plejada e aktorëve që nuk jetojnë do të vithisen në varr, sepse po ua lëvizin godinën, mbase do të kishim kuptuar se paska dhimbsuri njerëzore. Por mënyra si u tha, ishte e vrazhdë. A mundet që të na thotë arkitekti danez, se: A shemben teatrot në Danimarkë? Këtu është tempulli i qytetit, është historia e kombit, nuk është thjesht një godinë. Është vendi ku njerëzit janë bërë më të mirë. A e dini, ju zotërinj parlamenta­rë, se çfarë tha një grua e burgosur, kur pa këtë shfaqje: Po ta kisha parë këtë shfaqje, nuk do të kisha vrarë burrin. Kjo është thënë në vitin 2013 dhe Lidhja Europiane e Teatrove për shkak të kësaj, u bë në Tiranë. Hebrenjtë e vjetër thoshin se kujtesa ka gjithmonë të drejtë”, tha ai dje në takimin e radhës së Aleancës për Mbrojtjen e TK- së. “Nëse kjo godinë shembet, unë akuzoj Kryeminist­rin dhe Ministrinë e Kulturës. OJF- të që marrin lekë nga donatorët, të vijnë të mbrojnë kulturën. Në projektin e sotshëm pamë, se kjo bëhet ndryshe, pa i shembur këto të dyja. Por edhe nëse shpallim një projekt ndërkombët­ar do të vijnë dhjetëra të tjerë, ideja ime është që kjo hapësirë të jetë një korpus teatror. Teatri i Kukullave nuk mundet që të shembet, sepse në një vend ku shembet godina e Parlamenti­t, kthehet mbretëria”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania