Panorama (Albania)

Miell dhe ujë në Parlament, dënohen gjashtë deputetë të opozitës dhe ministri

Basha: “Pa nxjerrë Ramën nga salla, nuk ka më parlament”. Berisha e quan Ramën “trap”, Kryeminist­ri- Nokës: “Je pyll i Saliut”

-

Parlamenti është shndërruar dje në një arenë të vërtetë, teksa deputetët e opozitës kanë goditur me miell, shishe uji dhe me vezë në drejtim të Kryeminist­rit Rama dhe kabinetit qeveritar. Lulzim Basha kërkoi nga Kryeminist­ri Rama që të lirojë 11 kuksianët e arrestuar nga Policia për protestën e Rrugës së Kombit. Ndërkohë që, gjatë seancës janë përdorur një sërë fjalësh fyese nga deputetët e Kuvendit. Sali Berisha e ka quajtur Ramën disa herë si “trap”, ndërsa Rama Flamur Nokën si “pyllin e Saliut”. Kjo acaroi tonet dhe çoi në konflikte të mëtejshme për rreth një orë. “Panorama” zbardh debatin kryesor dhe veçanërish­t sharjet pa mikrofon.

SHERRI NË PARLAMENT Lulzim Basha: Është dita e 13- të që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda kriminale dhe e korruptuar e autokratit Rama. Ky Parlament, që mbron me zell trafikanti­n ndërkombët­ar të drogës, Saimir Tahirin, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm. Prandaj, le të bëhet gjithsecil­i nga ne gjenerator energjie dhe guximi, të gjithë bashkë të krijojmë atë valë të pathyeshme energjie, që do të shembë deri në tullën e fundit murin e krimit, korrupsion­it dhe autokracis­ë kriminale që sundon sot në Shqipëri. Duke nisur me ditën e sotme, duke nisur këtu, nga kjo sallë, ku nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë më për asnjë sekondë ky Parlament pa nxjerrë nga salla njeriun, që përdori fjalorin më të ndyrë kundër popullit të tij. Ndale seancën menjëherë, përjashtoj­e zyrtarisht që të vazhdojë seanca normalisht! Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë një sundimtar. Taulant Balla: Ti s’ke popull.. Lulzim Basha: Populli ta tregoi dhe do të ta tregojë prapë edhe ty edhe atij.

( Deputetët e PD- së rrethojnë foltoren e Kuvendit, Garda bëhet kordon për t’i ndaluar të afrohen)

Gramoz Ruçi- Gardistëve: Shërbimet e Kuvendit të largohen nga aty.. Largohuni.. Shërbimet e Kuvendit, largohen nga podi.. Të largohen...( Garda largohet, lënë deputetët pa rrethuar)

Paulin Sterkaj: Unë them t’i lejna lirshëm se këta s’të bajnë gja...

Gramoz Ruçi: Zoti Basha, nuk mund të bllokoni foltoren, por t’i lejoni deputetët të marrin pjesë në diskutim. Monika Kryemadhi: Të përjashtoh­et Rama. Taulant Balla: E mër Lul s’të erdhi LSI- ja nga mbrapa..

Monika Kryemadhi: Do t’i vijë do ti vijë, mos ki merak. Ju kemi futur në mes... Mos ki merak. Edmond Spaho: Zbato rregullore­n... Monika Kryemadhi: Të largohet Edi Rama që shau shqiptarët.. Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca. Monika Kryemadhi: Pse iku ky trimi( Ramën)... ( Rama futet në seancë) Ja erdhi, të dalë përjashta, të dalë përjashta..

( Rifillon seanca. Opozita mban të bllokuar foltoren. Brohorasin në grup, “Rama ik”. “Liro kuksianët”)

Erjon Braçe: Ne na duhet ky njeri( Lulzim Basha) sepse është njeriu që mundet më kollaj nga shqiptarët në këtë vend. Nuk dua të shikoj protestues në burg, por..

Flamur Noka: Çohu në këmbë, çohu në këmbë kur flet.( qeshin)

Erjon Braçe: Mos rrini te mesi.. Pash zotin mos rrini te mesi se nuk shikoni gjë. Ngrihuni një çikë më lart. Ka të tjerë që i duan të pamundurit thjesht dhe vetëm për të mbrojtur b* thën e tyre.

( Opozita në kor. “Liro kuksianët”. Sali Berisha vjen në sallën e Kuvendit. Flamur Noka nxjerr qesen me miell nga xhepi i brendshëm i xhaketës, ia hedh Kryeminist­rit dhe ministrit Bushati. Deputeti Klevis Balliu hedh një qese me miell në ajër dhe godet Gramoz Ruçin) Gramoz Ruçi; Ndërpritet seanca. Deputetët e opozitës: Liro kuksianët, liro kuksianët.... ( Rinis seanca, Rama vjen pa xhaketë, e cila iu bë pis me miell)

Gramoz Ruçi: Përjashtoh­et nga seanca deputeti Flamur Noka dhe Ervin Salianji për përdorimin mjeteve të forta.

( Klevis Balliu godet ministrin Bushati me vezë, që e preku në krahë. Bushati i lag deputetët e opozitës me ujë. Acarohet situata. Edi Paloka u sul drejtë gardës. Flamur Noka goditi me shishe plastike drejtë ministrit. Klevis Balliu goditi sërish me vezë. Edi Paloka shkuli monitorin për ta hedhur në drejtim të qeverisë.)

Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca plenare. ( Gjatë pjesës pa media) Edi Rama- Flamur Nokës: Ti je pylli i Saliut.. ( Flamur Noka shkul mikrofonin nga podiumi dhe ia hedh Kryeminist­rit. Shoqëruesi i Ramës e pret. Noka shkul dhe pjesën tjetër të mikrofonit dhe ia hedh. Sërish e pret garda). Arben Ahmeta: O Flamur, çfarë je duke bërë. Edi Paloka: Mendohu mirë çfarë bën o budall. Edi Rama: Pylli, o pylli.. Flamur Noka: O hajdut, ke vjedh gjithë Shqipërinë në të sëmës do shkosh. S’do ketë qeli që do të bëjë ty. Sali Berisha; O rrugaç, o rrugaç.. Dil jashtë. Trap Flamur Noka: S’jam si puna jote që vjedh, as nuk pi kokainë, more vesh, qelbësirë..

Sali Berisha( Ruçi hyn në seancë): E përjashtov­e Bushatin Gramoz? Kejdi Mehmetaj: Jo, se Bushati ishte për vetëmbrojt­je.. Sali Berisha: Sa të jenë ata në burg( kuksianët), kështu do e keni çdo seancë.. Për urrejtjen e Havzi Nelës.. Edi Rama: Pylli, pylli. Gramoz Ruçi: Deputeti Klevis Balliu përjashtoh­et për përdorim të sendeve të forta ndaj kabinetit qeveritar.

Monika Kryemadhi: Hajde gjuajmë të gjithë të na përjashtoj­ë të gjithëve. O Gramoz përjashto Bushatin, çunin e Sulës dhe Letës do e përjashtos­h o Gramoz...

( Deputetët e LSI- së, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari, kanë hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës dhe qeverisë)

Sali Berisha: Nxirre jashtë njeriun që shndërroi Shqipërinë në vendin e të burgosurve politikë në traditën e etërve të tij xhelatë. Nxirre jashtë njeriun, që urrente Kukësin siç e njihte i ati i tij Havzi Nelën, nxirre jashtë se Parlamenti do ta nxjerrë atë me lecka. Jashtë Edi Rama...

 ??  ??
 ??  ?? MOMENTI KUR OPOZITA HODHI UJE NE DREJTIM TE RAMES
MOMENTI KUR OPOZITA HODHI UJE NE DREJTIM TE RAMES
 ??  ?? Deputeti Flamur Noka, duke hedhur miell në drejtim të Kryeminist­rit dhe ministrave
Deputeti Flamur Noka, duke hedhur miell në drejtim të Kryeminist­rit dhe ministrave
 ??  ?? Ruçi e Bushati, pas ndërprerje­s së seancës
Ruçi e Bushati, pas ndërprerje­s së seancës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania