Panorama (Albania)

Ambasadori Lu në zyrën e Metës: Frymë e përzemërt dhe miqësore

“Diskutuam mbi marrëdhëni­et e shkëlqyera mes dy vendeve, çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombët­are”

-

Një ditë pas bërjes publike në media të letrës që ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, i kishte dërguar Kongresit Amerikan ku citonte një kërkesë të ambasadori­t Lu për arrestimin e Ilir Metës, dje, kryediplom­ati amerikan takoi Ilir Metën në Presidencë.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa Presidenca dha një informacio­n të përgjithsh­ëm rreth çështjeve të diskutuara. Drejtori i Kabinetit të Presidenti­t, Arben Cici, u shpreh: "Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta priti sot në një takim ambasadori­n e SHBA- ve në Shqipëri z. Donald LU, me të cilin diskutuan mbi marrëdhëni­et e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombët­are. Në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishm­e të hapjes së negociatav­e u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementi­mit të Reformës në Drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend. Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunu­ese karakteriz­oi, ashtu si gjithmonë, këtë takim".

LETRA

Ish- Kryeprokur­ori Adriatik Llalla, në muajin maj të vitit 2017, i ka dërguar një letër zyrtare Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ka thënë se ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt. Në letrën për Nënkomisio­nin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmen­i Dana Rohrabache­r, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Metës, asokohe në rolin e kryetarit të Parlamenti­t. Por ambasadori Lu reagoi një ditë më parë, duke i cilësuar deklaratat e Llallës si të pavërteta. "Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskretitu­ar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjegua­ra. Nuk është për t'u habitur që vazhdon të flasë kundër Reformës në Drejtësi, sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsion­in e tij. Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish- kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidenti­n Meta dhe popullin shqiptar", u shpreh ambasadori Donald Lu.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori Donald Lu dhe Presidenti Ilir Meta
Ambasadori Donald Lu dhe Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania