Panorama (Albania)

Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Tahirin

Lëvizjet me mjetin e Habilajve, pritet edhe përgjigjja greke

- Saimir Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet për deputetin e PS- së dhe ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në fakt, hetimet janë zgjatur edhe me tre muaj në muajin mars të këtij viti, së bashku me hetimet për ishzyrtarë­t e Policisë, Çela e Kohila që janë në kërkim për shpërdorim detyre dhe trafik droge. Hetimet me tre muaj janë zgjatur edhe për Orest Sotën. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pasur lidhje me grupin e trafikut të drogës të Moisi Habilajt, i cili po gjykohet në Katania të Italisë. Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda po pret përgjigjen e dy letërporos­ive që ka dërguar për Tahirin në Greqi dhe Itali. Për letërporos­inë në Greqi, Prokuroria kërkon të dijë më shumë për lëvizjet e Tahirit në vitin 2014 me mjetin që ia kishte shitur Habilajve. Ai shkoi në shtetin helen me traget dhe u kthye me mjetin “Audi” që ua kishte shitur Habilajve. “Panorama” mëson se në letërporos­i, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmë nga homologia greke, për të marrë informacio­ne në vendin ku ka qëndruar Saimir Tahiri në Greqi, sho- qëruesit e tij dhe pamjet filmime të mjediseve publike që ka frekuentua­r ish- ministri. Me këtë kërkesë, Prokuroria kërkon të mësojë nëse Tahiri ka qëndruar me Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, i cili është gjendur në Greqi në të njëjtën peri- udhë kohore, duke hyrë në shtetin grek me “Audin” e shumëpërfo­lur. Të dhëna më të shumta lidhur me këto, ka dhënë ish- shoferi i dytë i ishministr­it, Alban Aliaj, i cili është marrë në pyetje pak kohë më parë nga Krimet e Rënda. Aliaj rezulton se ka shoqëruar Tahirin gjatë udhëtimit. Tashmë pritet përgjigja e autoritete­ve greke për kërkesat e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, e cila vijon hetimet ndaj ish- ministrit. Për rastin e dytë, atë të letërporos­isë dërguar në Itali, bëhet fjalë për marrjen në pyetje të Nezar Seitit, personit që u ekstradua me shumë polemika si pjesëtar i bandës së Habilajve. Nezar Seiti shihet si dëshmitar kyç në dosjen e Tahirit dhe ekstradimi i tij në Itali ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është bërë objekt i një procedimi penal në Prokurorin­ë e Durrësit. Krimet e Rënda tentuan vetëm një herë ta merrnin në pyetje “financieri­n”, por ai ende ishte pa avokat në atë kohë. Tashmë, prokurorët shqiptarë presin që ai të merret në pyetje nga homologët italianë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania