Panorama (Albania)

Para të harxhuara, premtime të pambajtura

“Në një farë feje edhe Shqipëria është e dashuruar me të, në të kundërt nuk do ta kishin zgjedhur”

- PËLLUMB NAKO

Nukështë as i ri, as i vjetër, por tepër i moçëm fakti i mosmbajtje­s së premtimeve elektorale nga grupimet politike që synojnë pushtetin. Dhe vendi ynë absolutish­t nuk ka arsye të bëjë përjashtim. Kur premtimi nuk mbahet, në më të shumtën e rasteve harrohet...

Bëmë një provë me një libër, nga përkthimi i të cilit mbeta e pakënaqur. Po mundohemi të gjejmë një përkthyese, që të më pëlqejë në nivelin e përkthimit dhe të ndjeshmëri­së dhe jam dakord dhe me shumë dëshirë që librat e mi të jenë të përkthyer në gjuhën shqipe. Por tentativa që bëmë ishte e dështuar. Ndoshta sepse unë vetë e njoh gjuhën shqipe dhe përkthimi nuk më preku, e gjeja me shumë parazitizm­a, të cilat më shqetësoni­n. Jam shumë e ndjeshme karshi gjuhës, sepse unë punoj me to..., ndaj jemi duke kërkuar për të gjetur një përkthyes që të më bindë.

Me pak fjalë, i keni humbur shpresat se Edi Rama mund të përkthejë veprat tuaja në shqip?

Shpresa është e fundit që vdes, ndoshta pas këtij mandati, kur të jetë me pushime, mund ta bëjë. Ç’raport keni ruajtur me ish- pedagogun tuaj? Kam një raport shumë të mirë me të. Kam një raport respekti njerëzor, por edhe për punën e njëri- tjetrit.

Ka marrë dhenë tashmë deklarata juaj se ishit e “dashuruar platonike” me Ramën...

E kush nuk ishte?! Më thoni kush nuk ishte i dashuruar pas tij atëherë?! Ishte një mrekulli e vërtetë. Edhe kur ishte në Paris, francezët ishin të dashuruar me Ramën. Sa hapte gojën dhe fliste, magjepste. Në një farë feje edhe Shqipëria është e dashuruar me të, në të kundërt nuk do ta kishin zgjedhur as kryetar bashkie, as Kryeminist­ër. Edhe shqiptarët vetë e kanë “pësuar” sharmin dhe kualitetet e Edi Ramës. Ky është fakt!

Si ishin vitet e Akademisë me një pedagog si Rama dhe pak më larg se modeli i “teritalit” që impononte socializmi?

Është një akademi që më ka dhënë tej mase shumë. Edi ka qenë një profesor i jashtëzako­nshëm, me një kulturë të jashtëzako­nshme, por jo vetëm për mua, por për të gjithë studentët e tjerë. Ishte revolucion­ar për kohën, sepse ishte shumë e vështirë të kaloje përtej limiteve të censurës së realizimit socialist. Dhe jam shumë e kënaqur që më ka konstruktu­ar kjo akademi dhe bëj diferencën me akademinë italiane, në të cilën, sinqerisht nuk mësova asgjë. Dhe mendoni që është një nga akademitë më të famshme në botë. Dola dhe hyra dhe e konsideroj një humbje kohe. Këtu mësova si vizatohet, si pikturohet, si kompozohet. Çuditërish­t Instituti i Arteve, siç quhej atëherë, më vlejti, në krahasim me Brerën ku bëhet art bashkëkoho­r, performanc­ë, instalacio­n dhe secili ishte i lirë, por nuk më dha asnjë mjet që unë mund ta përdorja. Shqipëria më ka dhënë shumë. Francës dhe Italisë i kam huazuar gjuhët, është tjetër proces, por unë nuk mund të mohoj që Instituti i Arteve më dha plot njohje, të cilat sot e kësaj dite i përdor ende. Por ndoshta izolimi ishte edhe nxitje... Ishte nxitje sepse nuk ishin këto dëfrime që janë sot, nuk ishte ky kapitalizë­m i shfrenuar që është vendosur në Shqipëri dhe njerëzit janë sulur të kenë vila e mercedezë. Atëherë ishin të kthyer drejt librave, drejt artit sepse kjo ana tjetër ishte e pamundur. Doje apo nuk doje, nxitjen e kërkonim në këto procese, që për mua janë më të rëndësishm­et, sepse për mua politika e vërtetë është arti dhe edukimi i njeriut. Është kjo që e ndërton dhe e ndërron një shoqëri, duke e bërë më të mirë. Siç ka ndodhur në epoka të mëdha të historisë si Rilindja, ku është arti dhe kultura që e çojnë përpara një vend dhe jo vilat, “mercedez benzët” apo “rolexet”. Si shihet Shqipëria jashtë? Njihet ende shumë pak. Italia na njeh disi, por Franca na njeh shumë pak dhe keq. Shqipëria ende nuk njihet mirë dhe thellë. Po një shqiptare në Paris, si ndihet? Ndihem mirë sepse Parisi është një vend multinacio­nal. Jetojnë shumë të huaj dhe për një shqiptare nuk përbën asnjë problem. Do riktheheni në Tiranë? Sa herë që të më ftojnë, do vij me dëshirë. Ju vjen keq kur në Shqipëri ju përmendin si “Ornela, motra e Laurës”?

Nuk më duket çudi. Çdo njeri është i lirë të shprehet si të dojë, nuk kam asnjë problem. Përpos që nuk i kam lexuar këto komente, duke qenë se jetoj jashtë. Keni ndonjë vokacion politik? Politika ime është edukimi dhe kultura, kaq.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania