Panorama (Albania)

Në kërkim për vrasje, familja e Petrit Gjuzit: Biseda e fundit

"Të martën e pamë për herë të fundit, s'erdhi më në shtëpi"

-

Familjarët e Petrit Gjuzit, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasjen e Mario Majollarit, mohojnë hasmërinë me familjen e viktimës, duke deklaruar se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë në shtëpinë e tyre.

Gjatë deklarimev­e që ata kanë dhënë për Policinë, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, të afërmit e 40vjeçarit kanë treguar se nuk e dinë vendndodhj­en e tij. Sipas tyre, nuk e kanë parë dhe as nuk kanë komunikuar me të në telefon që prej ditës së martë. Ndërsa prej atij momenti telefoni i tij del vazhdimish­t i fikur. "Nuk e dimë se ku ndodhet. Për herë të fundit e kemi takuar mesditën e së martës. Në mbrëmje nuk erdhi në shtëpi. Nuk kemi komunikuar më me të", kanë deklaruar të afërmit e Petrit Gjuzit, i cili së fundmi e kishte ndryshuar emrin në Kastriot. Sa i përket dyshimeve të Policisë, se vrasja e Mario Majollarit është kryer për motive gjakmarrje­je, familjarët e Gjuzit kanë deklaruar se nuk janë në hasmëri me askënd. "Në shtëpinë tonë nuk është folur asnjëherë për hakmarrje, as nga Petriti, as nga askush tjetër", kanë dëshmuar ata. Gazeta "Panorama" tentoi të komunikont­e me familjarët e Petrit Gjuzit, në banesën e tij në rrugën "Myslym Keta", por ata refuzuan të prononcohe­n.

I KERKUARI

Pa kaluar as 24 orë nga ngjarja, Policia e Tiranës arriti të zbardhë atentatin e së martës në Kinostudio, ku mbeti i vrarë me 4 plumba 28vjeçari Mario Majollari. Policia tha se është identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, 40vjeçari Kastriot Gjuzi, i cili me emrin e mëparshëm e ka pasur Petrit Gjuzi, banues në zonën e Tufinës. Burime zyrtare të Policisë së kryeqyteti­t thanë se ekzekutimi i Mario Majollarit është kryer për motive gjakmarrje­je. Kjo, pasi babai i tij, 18 vite më parë ka vrarë 2 persona, njëri prej të cilëve Ilir Gjuzi, vëllai i personit që u shpall në kërkim dje nga Policia. Megjithatë, përveç motivit dhe faktit që Kastriot Gjuzi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, apo në ambiente të tjera që frekuenton nga ana e Policisë, duket se ende nuk ka ndonjë provë tjetër të fortë në lidhje me përfshirje­n e tij të drejtpërdr­ejtë në krim.

 ??  ??
 ??  ?? VIKTIMA MARIO MAJOLLARI
VIKTIMA MARIO MAJOLLARI
 ??  ?? Petrit Gjuzi, autori i dyshuar i vrasjes
Petrit Gjuzi, autori i dyshuar i vrasjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania