Panorama (Albania)

Nga pankartat te uji dhe mielli, pse u bë “çorbë” Parlamenti

Minutë pas minute, si u përshkallë­zua aksioni i opozitës. Bushatin e lenë nervat, lag deputetët me ujë

- FATION BINJAKU

Opozita, ashtu siç kishte paralajmër­uar, bllokoi punimet normale të Kuvendit. Demokratët kanë hyrë në sallën e Kuvendit me pankarta, “Arresto kriminelët” dhe “Liro kuksianët”, ndërkohë që deputetët e LSI- së ishin shtyrë më tej me fantazinë.

Pankartën e fundit Flamur Noka për kuksianët, ia vendosi Kryeminist­rit Rama në tavolinë sapo ai ka hyrë në Parlament. Lulzim Basha, në fjalën e tij tha se nuk do të ketë punime normale të Parlamenti­t deri sa të lirohen 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit. Ndërkohë që skenari i demokratëv­e u realizua në disa akte. Ata zaptuan fillimisht foltoren e Kuvendit dhe pasi ka mbërritur në sallë Sali Berisha, Flamur Noka nxori nga xhepi i brendshëm i xhaketës një qese me miell, të cilën e përhapi në drejtim të Kryeminist­rit the ministrave. Ndërkohë që qesen e dytë të miellit e ka hedhur në drejtim të Gramoz Ruçit deputeti i PD- së, Klevis Balliu. Ajo që ra në sy ishe fakti se Kryeminist­ri nuk lëvizi nga vendi, duke vazhduar të pinte ujë normalisht, ndërkohë që demokratët gjuanin me miell. Ndërsa ministrat e tij tentonin të shmangeshi­n, duke u fshehur dhe mbrapa karrigeve. Kryeminist­ri ka larguar madje gardistët, të cilët tentuan të bëjnë mburojë me një çadër. Pas këtyre ngjarjeve, Gramoz Ruçi ndërpreu seancën dhe bashkë me Kryeminist­rin dhe ministrin Bushati ka dalë jashtë për t’u pastruar. Me rinisjen e seancës, Edi Rama ishte pa xhaketë, ndërkohë që Gramoz Ruçi njoftoi përjashtim­in e Flamur Nokës dhe dënimin gabimisht të Ervin Salianjit.

GODITJET

Por situata u tensionua më tej, kur Klevis Balliu ka goditur me vezë në drejtim të Ramës, por ka rrokur ministrin Ditmir Bushati. Ky i fundit i acaruar, shishen e tij të ujit e zbrazi në drejtim të demokratëv­e. Por kjo shërbeu si shkëndijë që Edi Paloka dhe Flamur Noka të suleshin drejt kabinetit qeveritar, duke u përplasur trup me trup me gardën e Republikës. Flamur Noka ka goditur me shishe në drejtim të Ramës, ndërkohë që Edi Paloka në gjaknxehtë­si e sipër ka shkulur monitorin ku deputetët shohin minutazhin e fjalimit, në tentativë për ta hedhur drejt ministrit Bushati. Situata u tensionua edhe pasi Ruçi ndërpreu sërish seancën. Kryeminist­ri Rama është parë ta kritikojë Bushatin për provokimin, ndërkohë ky i fundit është justifikua­r se e goditën me vezë. Gjatë pjesës me dyer të mbyllura, Sali Berisha eksperimen­toi për herë të parë transmetim­in live në “Facebook”, ku vazhdimish­t e ka quajtur Ramën si “trap”, që duhet të përjashtoh­et nga Kuvendi. Ndërkohë që Paloka dhe Noka kërkuan largimin e Bushatit nga seanca, Rama i ka provokuar duke i quajtur si të ardhur nga “pylli”. Madje, Nokën e quajti si “pylli i Saliut”. Kjo acaroi deputetin e Kukësit, i cili ka shkulur mikrofonin e seancës dhe e ka hedhur në dy pjesë në drejtim të Ramës. Goditjet me mikrofon janë pritur nga gardistët, ndërkohë që Noka ka thënë se: “Në të sëmës do shkosh”. Drejt qeverisë deputetët e LSI- së, Kejdi Mehmeti dhe Endrit Brahimllar­i, kanë zbrazur dy shishe me ujë, duke lagur Ramën, Bushatin dhe Mesin. Por Kryeminist­ri e ka kaluar dhe këtë pjesë me të qeshur. Distanca Duke qenë se situata nuk po ç’tensionohe­j, Gramoz Ruçi nisi procesin e votimit me deputetët e opozitës duke protestuar.

Ajo që ra në sy gjatë seancës ishte distancimi i ishministr­ave të LSI- së, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti dhe Nasip Naço. Këta të fundit qëndruan larg grupimit, madje janë ulur në vendet e tyre, teksa deputetët e tjerë protestoni­n për largimin Ramës. Ndërsa Monika Kryemadhi i ka sugjeruar Lulzim Bashës që pas votimit t’i bllokonin rrugën dalëse Kryeminist­rit Rama. Basha udhëzoi Edmond Spahon që të koordinohe­j me Kryemadhin dhe pas përfundimi­t të votimit, demokratët dhe deputetët e LSI- së dolën për t’i zënë pritë Kryeminist­rit. Por eskorta e Kryeminist­rit shfrytëzoi rrugën tjetër të daljes, ajo që çon drejt pedonales, duke shmangur “grackën” e opozitës. “Iku nga dera e nevojtores”, tha Sali Berisha, teksa qeshte për largimin e makinës së Kryeminist­rit Rama.

 ??  ?? Deputetët, dje me pankarta në duar në Kuvend
Deputetët, dje me pankarta në duar në Kuvend
 ??  ??
 ??  ?? Ministri Bushati, duke hedhur ujë mbi deputetët e opozitës
Ministri Bushati, duke hedhur ujë mbi deputetët e opozitës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania