Panorama (Albania)

Mogherini dhe Hahn, të martën në Tiranë

Shefja e Politikës së Jashtme do t’i dorëzojë Ramës raportin e KE

-

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, do të jetë në Tiranë më 17 prill për t’i dorëzuar personalis­ht raportin e progresit, që Komisioni Europian ka përgatitur për Shqipërinë. Pritet që ky raport të shoqërohet dhe me rekomandim­in e Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e për anëtarësim të BE- së me Shqipërinë. Bashkë me Mogherinin mësohet se në Tiranë do të jetë dhe komisioner­i për zgjerimin, Johannes Hahn. Kryeminist­ri Rama, në mënyrë të përsëritur muajt e fundit, ka kërkuar hapjen e negociatav­e si një akt i merituar nga Shqipëria dhe jo si lëmoshë. “Ne besojmë dhe e meritojmë rekomandim­in e plotë dhe të pastër nga KE- ja, shpresoj që edhe vendet anëtare do të përgjigjen pozitivish­t dhe në unitet, pasi i kemi bërë me përpikëri detyrat e shtëpisë”, është shprehur Kryeminist­ri Rama. Në muajin shkurt, Tiranën e vizitoi dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i cili vlerësoi reformat e qeverisë dhe përmbushje­n e detyrave që Brukseli i ka vënë Shqipërisë. “Konstatoj me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progrese, sepse ka marrë shumë reforma strukturor­e në shumë fusha në jetën tuaj kombëtare, të cilat janë impresiona­nte. Edhe këto progrese janë mbresëlënë­se. Nëse këto vazhdojnë në këtë rrugë reformash, kjo do t’i lejojë Shqipërisë që Komisioni Europian të rekomandoj­ë hapjen e negociatav­e”, tha Juncker në konferencë­n e përbashkët me Kryeminist­rin Rama pasditen e 25 shkurtit në Tiranë. Për presidenti­n e KE- së, viti 2025 nuk është një datë për anëtarësim­in e Serbisë dhe Malit të Zi, por një objektiv për çdo vend që arriti kriteret e anëtarësim­it. Shqipëria, sipas tij, nuk do të trajtohet ndryshe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Me një gjuhë diplomatik­e, presidenti i KE- së la të kuptohet se anëtarësim­et e reja në BE nuk do të jenë të nxituara si ato të Rumanisë dhe Bullgarisë. “Kam marrë pjesë në nënshkrimi­n e traktateve të anëtarësim­it me Rumaninë, me Bullgarinë, me Kroacinë dhe gjatë këtij rrugëtimi të gjatë kam mësuar të bëj dallimin mes proceseve nervoze dhe atyre që zhvillohen më qetë”, tha Juncker.

 ??  ?? Rama e Mogherini
Rama e Mogherini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania