Panorama (Albania)

Balla: Dhuna në Kuvend, nga politikanë­t e korruptuar

“E turpshme që një pjesë e dhunës erdhi nga deputete gra”

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi opozitën për solidarite­t me gjyqtarët e korruptuar.

Sipas Ballës, gjithë kjo dhunë sot në Parlament është shprehja më e qartë e një solidarite­ti mes gjyqtarëve të korruptuar e politikanë­ve të korruptuar ende në Parlament, sikurse Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha. “Ashtu siç e nisa ta them edhe në seancë plenare, sot është seanca e fundit plenare përpara se në datën 17 prill Shqipëria dhe gjithë shqiptarët të marrin një lajm të mirë e pozitiv, rekomandim­in e Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë në procesin e integrimit Europian. Po ashtu, sikurse jo më larg se dje, procesi i Vettingut po ecën përpara, Reforma në Drejtësi po ecën përpara. E gjithë kjo dhunë sot në Parlament është shprehja më e qartë e një solidarite­ti mes gjyqtarëve të korruptuar dhe politikanë­ve të korruptuar ende në Parlament sikurse Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha etj., të cilët në solidarite­t me gjyqtarë të korruptuar, sot u munduan që të bllokojnë vijimin normal të seancës. Akti më i rëndë dhe më i turpshëm është se një pjesë e madhe e dhunës ka ardhur nga deputete, vajza dhe gra”, tha Balla. Për kreun e Grupit parlamenta­r Socialist, organizato­ri i akteve të dhunshme në Kuvend është ish- Kryeminist­ri Berisha. “Kuvendi i Shqipërisë sot me gjithë pamjet e turpshme të servirura me buton nga koordinato­ri i dhunës Sali Berisha, i cili sapo hyri në sallë urdhëroi Monikën dhe Lulin që të bënin dhunën e rastit dhe sigurisht Monika, vajzat e veta dhe Luli djemtë e vet për të bërë dhunën e radhës. Megjithatë, dua t’u them sot të gjithë shqiptarëv­e se ne jemi shumë të vendosur për të çuar përpara Reformën në Drejtësi; jemi shumë të vendosur që procesi i Vettingut të vijojë me paanshmëri e pavarësi të plotë, ashtu sikurse është parashikua­r në Kushtetutë dhe në Reformën në Drejtësi”, tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania