Panorama (Albania)

Bushati kërkon ndjesë për gjestin, Rama: Ditmiri gaboi, u dënua

-

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kërkuar ndjesë për veprimin e goditjes me ujë ndaj deputetëve të opozitës në Parlament. Kreu i diplomacis­ë ka pranuar se nuk arriti të ruante gjakftohtë­sinë përballë agresionev­e të vazhdueshm­e nga deputetët e opozitës në Parlament. Përmes një reagimi në “Facebook”, Bushati ka kërkuar ndjesë, duke theksuar se përfaqësue­sit e opozitës po kërkojnë të shkatërroj­në aspiratat e vendit. “Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit të ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare! Kërkoj ndjesë qytetarëve, për faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtë­sinë në ato kushte krejt të papranuesh­me për çdo mjedis publik, e lëre më pastaj për një Kuvend demokratik. Por reagimi im në atë skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq, duke na turpëruar të gjithëve, edhe njëherë tjetër në sytë e prindërve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin, as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjës­isë së dhunuesve recidivë të bashkëjete­sës parlamenta­re. Të cilët ushqejnë publikun me farmakun e gjuhës vulgare, duke u bërë shembulli udhëheqës për çdo rrëmujaxhi e shkatërrue­s potencial të aspiratave të qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi. Salla e Kuvendit, nga një hapësirë ku, si në çdo vend të botës demokratik­e, duhet të triumfojë debati i civilizuar, është kthyer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në një skenë turpëruese, ku opozita me çdo kusht kërkon të vrasë fjalën, argumentin dhe vetë ligjësitë e bashkëjete­sës demokratik­e”, deklaroi Bushati. Qëndrimi i ministrit të Jashtëm është mbështetur edhe nga Kryeminist­ri Rama. Përmes një reagimi për mediat menjëherë pas vendimit të marrë nga Byroja e Kuvendit, Rama deklaroi se edhe pse ministri Bushati kërkoi ndjesë, sërish ai u dënua. “Ditmir Bushati reagoi sot instinktiv­isht ndaj një agresioni të shëmtuar dhe gaboi! Kërkoi ndjesë publike e prapësepra­pë u ndëshkua. Sepse, për ne, rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe NE NUK JEMI NJËSOJ SI ATA, që jo vetëm s’e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre”, deklaroi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania