Panorama (Albania)

Berisha: Vlahutin i kërkoi Llallës edhe arrestimin tim

-

Ish- Kryeminist­ri Berisha akuzoi dje ambasadore­n e BE- së në Tiranë, Vlahutin, se i ka kërkuar ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm arrestimin e tij. I ftuar në studion e ABCNews, Berisha tha se nuk mund të flasë nëse ambasadori Lu i ka kërkuar Llallës arrestimin e Ilir Metës, pasi nuk ka qenë prezent në të.

Si e shikoni letrën e Adriatik Llallës drejtuar Kongresit amerikan se ambasadori Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës?

Që të jem i sinqertë në bisedat mes dy njerëzve ku nuk ka dëshmitarë të tjerë, është shumë e vështirë që të gjesh se ku qëndron e vërteta. Di që sot ambasadori Lu është takuar me Presidenti­n Meta dhe lëshuan një komunikatë për këtë takim. Kjo pyetje mund t'i bëhej direkt zotit Meta. A beson zoti Meta te kjo akuzë, apo jo? Në rastin tim, unë kam pasur rastin analog me ambasadore­n Vlahutin. Unë e besoj plotësisht atë që më është thënë, pavarësish­t se ajo e ka mohuar.

Çfarë besoni ju?

Po jua them. Zoti Llalla i ka thënë Presidenti­t të Republikës Bujar Nishani, se zonja Vlahutin i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë këtë e kisha marrë vesh nga ambasadorë të huaj. Por nuk e kisha vlerësuar dhe nuk e kisha marrë seriozisht. Por para se t'ia thoshte Adriatiku Presidenti­t Nishani, të paktën një vit para, një nga ambasadorë­t e rëndësishë­m në Tiranë, ka folur me fjalë zhvlerësue­se për Vlahutin. A e besoj unë që zonja Vlahutin i ka kërkuar Adriatik Llallës arrestimin tim? Unë e besoj 100%. Sepse kur ke fiksime dhe komplekse, atëherë nuk di të ndalesh. Zonja ambasadore u thotë një ditë ambasadorë­ve të BE- së, mos hajdeni në zyrën time me telefona, sepse katër kate më poshtë është Sali Berisha dhe na regjistron bisedat. Që një ambasadore të arrijë deri në këtë logjikë, ka dy arsye: ose është e sëmurë dhe ka opsesione...

Është ambasadorj­a e BE- së, zoti Berisha?

Sëmuret çdo njeri, në çdo nivel. Por që t'i thotë mendja asaj se Sali Berisha mund të na përgjojë, ajo duhet të ketë një Berishofob­i 10 herë më të madhe se ajo e Edi Ramës. Kjo është e turpshme. Ose ajo përpara ambasadorë­ve ka bërë një provokacio­n aq banal, sa disa prej tyre kanë qeshur. Kur mora vesh këtë episod, unë mendova se kjo ambasadore është e aftë të bëjë çdo përpjekje. Por unë nuk mund ta traspozoj këtë në rastin e ambasadori­t Lu. Në lidhje me ambasadore­n Vlahutin, unë kam kërkuar që të bëhet transparen­ca e 4700 eurove metrit katror vilë në Mullet, gjë që është nga të gjitha vlerësimet korrupsion i mirëfilltë, të paktën me 100% të çmimit. Dhe ky nuk është rasti i parë i korrupsion­it të anëtarëve të Komisionit Europian, ka pasur dhe para 12 vitesh dhe Komisioni Europian ka mbajtur qëndrim. Unë kam besim se vendet anëtare do ta hetojnë këtë rast, për të ruajtur integritet­in e atyre që u besojnë përfaqësim­in.

Mendoni se zoti Lu, sipas analizës tuaj, nisur nga ato që ka thënë zoti Llalla se ka pasur ndërhyrje nga ambasadori për lirimin e dikujt me asete kriminale, të ketë bërë kërkesa për arrestime të figurave politike?

Zoti Llalla e ka akuzuar ambasadori­n Lu se i ka kërkuar të pushojë hetimin për një kompani. Kur kam qenë President, kam pasur një rast analog, por jo nga ambasador, por nga i dërguar i posaçëm për të ndërprerë një gjyq. Unë atij iu përgjigja se kjo është një kërkesë staliniste. Unë nuk ta plotësoj dot kurrë, se nuk e imagjinoj dot veten të mbyll një hetim. Nëse ambasadori Lu as e ka mohuar, por as e ka pohuar këtë akuzë, ka shkuar dhe i ka kërkuar Llallës që të ndërpresë hetimin, ambasadori Lu ka komproment­uar, në vlerësimin tim, tërësisht detyrën dhe veten e tij. Ambasadori mund të kërkojë hetim transparen­t, apo monitorim të hollësishë­m të këtij procesi për disa dyshime, por nuk mund të thotë kundër ndalo hetimin. Nga ana tjetër, kur është marrë vendimi nga Rex Tillerson për Adriatik Llallën, kam menduar se ai është vendim jo i pabazuar, por deklaratat e sotme të ambasadori­t unë i konsideroj të gabuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania