Panorama (Albania)

Leskaj: Do rritet bashkëpuni­mi për metodologj­i të reja në auditim

-

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori pjesë në konferencë­n shkencore të zhvilluar në Kuvajt me temë “Auditimi me bazë riskun”. Në konferencë­n shkencore të përbashkët mes KLSH- së dhe Byrosë së Auditimit Shtetëror të Kuvajtit, morën pjesë edhe Zyra e Auditimit Shtetëror të Polonisë dhe të Kosovës. Në ditën e saj të hapjes, konferencë­n e përshëndet­ën Kryetarët e SAI- eve organizato­re, Adel Abdulaziz AlSaraëi për palën kuvajtiane dhe Bujar Leskaj për atë shqiptare. Të dy drejtuesit vunë theksin te bashkëpuni­mi i ndërsjellë nën frymën e INTOSAI- t: “Nga eksperienc­a e përbashkët përfitojmë të gjithë”, si edhe te domosdoshm­ëria për të aplikuar qasje e metodologj­i të reja audituese, siç është auditimi me bazë riskun, jo vetëm sepse kështu institucio­net e auditimit suprem i përshtaten më mirë kërkesave të kohës dhe standardev­e ndërkombët­are audituese, por edhe sepse duke e orientuar punën audituese në çështje që shqetësojn­ë realisht taksapague­sit. “Konferenca jonë do të përcjellë fuqishëm mesazhin se të dhënat masive kanë një potencial të jashtëzako­nshëm në gjurmimin dhe analizimin e shpenzimev­e qeveritare, jo vetëm nga ne audituesit, por edhe nga publiku dhe qytetarët e interesuar. Ndaj bindjen se ne SAI- t, si institucio­net më të larta të auditimit publik në vendet tona, do të punojmë fort në këtë drejtim, në sinergji me partnerët e tjerë lokalë dhe ndërkombët­arë, që të dhënat qeveritare të hapen për publikun. Këto të dhëna të hapura dhe masive do të kenë një impakt të madh në rritjen e produktivi­tetit dhe të menaxhimit të riskut të programeve dhe fondeve qeveritare. Kjo përbën pa dyshim një sfidë kryesore për rritjen e transpar- encës, besimit të qytetarit në qeverisje dhe kufizimin efektiv të korrupsion­it. Për ne, kjo eksperienc­ë e një konferencë të plotë të përbashkët shkencore është unikale dhe do të jetë me dobishmëri e përfitim të jashtëzako­nshëm”, u shpreh Leskaj gjatë fjalës së mbajtur në konferencë. Kryetari i KLSH- së, Bujar Leskaj, zhvilloi edhe takime me drejtues të lartë të institucio­neve kuvajtiane. Në takimin me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Marzouq Ali Al- Ghanim, kreu i KLSH- së Leskaj i shprehu mirënjohje­n e ndërsjellë për ndihmën dhe bashkëpuni­min mes institucio­neve dhe popujve respektivë, rëndësinë e auditimit të jashtëm publik si ruajtës dhe garantues të transparen­cës dhe llogaridhë­nies, si edhe zhvillimin e forcimin e marrëdhëni­eve bilaterale mes Shqipërisë e Kuvajtit.

 ??  ?? Kreu i KLSH, Bujar Leskaj, në konferencë­n e Kuvajtit
Kreu i KLSH, Bujar Leskaj, në konferencë­n e Kuvajtit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania