Panorama (Albania)

Shkreli: Do ketë lehtësi për përdoruesi­t e shpeshtë

-

Tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit për përdoruesi­t e shpeshtë dhe transporti­n publik pritet të jetë më e ulët. Ishte ky mesazhi që iu përcolli dje zv. ministri i Transporte­ve, Artan Shkreli, banorëve të zonës të Tropojës. Gjatë bashkëbise­dimit me banorët e kësaj zone, zv. ministri Shkreli u njoh nga afër me pretendime­t e tyre për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit dhe propozimet e tyre për të zbutur efektin mbi komuniteti­n lokal. Zv. ministri Shkreli deklaroi se për përdoruesi­t e shpeshtë do të ketë lehtësira. “Përsa i përket atyre që nuk përdorin makinat private dhe këtu fus njerëz që janë shumë në nevojë, fus studentë, njerëz që marrin transporti­n publik apo të moshuarit, natyrisht kjo do të ketë një trajtim të veçantë dhe preferenci­al. Gjithashtu, për përdoruesi­t e shpeshtë do të shohim një formulë që këta njerëz, siç foli dhe zotëria që shkon disa herë në muaj në Tiranë apo që shkojnë shumë herë në vit se nuk është e thënë të shkojnë patjetër dy herë në javë, të krijojmë një fashë për këta njerëz dhe mënyrën si identifiko­hen ata te pjesa ku paguajnë. Do të bëjmë dhe disa matje të tjera për të kuptuar se çfarë do të thotë përdorues i shpeshtë i rrugës”, u shpreh Shkreli. Gjatë vizitës në Tropojë, zv. ministri Shkreli u prit në një takim edhe nga kryebashki­aku Besnik Dushaj, me të cilin diskutoi mbi çështjen e infrastruk­turës dhe procesin e negociatav­e mes qeverisë dhe kompanisë koncesiona­re, referuar mirëmbajtj­es së Rrugës së Kombit. “Besoj se do të arrijmë në një formulë të atillë që nga njëra anë tarifa të paguhet, por nga ana tjetër, njerëzit, pra shtresat apo grupet e ndryshme të cilët nuk e kanë këtë mundësi, të lehtësohen në këtë pagesë”, nënvizoi Shkreli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania