Panorama (Albania)

Shkurtime në administra­të, BB: Ulen shpenzimet për pagat

“Ulja e borxhit, do ulë shpenzimet në investime e rroga”

-

Ulja e deficitit fiskal dhe borxhit publik pritet të sjellë shkurtime të fondeve, që qeveria përdor si shpenzime në paga dhe investimet publike.

Për periudhën 2018- 2020, shpenzimet për pagat do të ulen nga 0,1 për qind deri në 0,3 për qind. Për të njëjtën periudhë, shpenzimet kapitale apo siç njihen ndryshe për investime do të ulen nga 0,2 për qind deri në 0,9 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi publik deri në 2020ën pritet të arrijë në 64,7 për qind. Në këto 3 vjet pritet që niveli i arkëtimit të të ardhurave të mos ndryshojë, ndërsa shpenzimet publike, duke nisur nga viti i ardhshëm, do të ulen. Janë këto vlerësimet për treguesit ekonomikë, që jepen në raportin e rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Përpjekjet e qëndrueshm­e të konsolidim­it fiskal dhe reformat strukturor­e pritet të reduktojnë gradualish­t deficitin fiskal. Deficiti pritet të bjerë në 1,5 për qind deri në vitin 2020- të dhe raporti i borxhit publik ndaj prodhimit të brendshëm bruto do të ulet në 60 për qind deri në vitin 2022. Plani afatmesëm i qeverisë bën të nevojshëm vijimin e konsolidim­it fiskal deri në vitin 2021, duke ulur në mënyrë të veçantë shpenzimet për per- sonelin, shpenzimet sociale dhe ato për qeverisjen vendore”, citohet në raportin e Bankës Botërore. Për arritjen e këtij skenari ekonomik, Banka Botërore shikon të domosdoshë­m uljen e shpenzimev­e për paga. Ajo parashikon që për vitin e ardhshëm këto shpenzime të jenë 4,7 për qind, rreth 0,1 për qind më pak se 2018- ta dhe për 2019ën të arrijnë 4,9 për qind. Ulja e shpenzimev­e në paga pritet të sjellë shkurtime të vendeve të punës së administra­tës, ku Banka Botërore thekson gjithashtu se shpenzimet për personel janë të nevojshme. Banka Botërore shpjegon se në planin afatmesëm, qeveria parashikon që investimet publike të jenë 5 për qind dhe këto do të shkojnë për të përmirësua­r infrastruk­turën, reformën e ujit, gjyqësorit dhe mbrojtjen ushtarake, pasi investimet e mëdha do të financohen nëpërmjet partnerite­teve publike private.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania