Panorama (Albania)

Avokati suedez i Marios: Nuk i besuat, menduat se do mbrohej në Shqipëri

"Ky është një demonstrim i qartë i faktit se kishte të drejtë në atë që na tha, por fatkeqësis­ht ai nuk u dëgjua për arsyet e tij"

- TIRANE

Gjykata e Migracioni­t në Goteborg të Suedisë vendosi të refuzojë kërkesën e Mario Majollarit për azil, sepse nuk u konsiderua se kishte dëshmi të besueshme për një kërcënim konkret gjakmarrje­je.

Gjykata iu referua informacio­nit aktual të vendit të tij, Shqipërisë dhe arriti në përfundimi­n se: "Gjyqësori, pavarësish­t nga mangësitë ekzistuese, në përgjithës­i, mund të ofrojë mbrojtje kundër gjakmarrje­s". Ky ishte vendimi përfundimt­ar që e dëboi nga Suedia Mario Majollarin, i cili u vra mbrëmjen e së martës në Tiranë. Të dhënat janë publikuar dje nga mediat suedeze, konkretish­t nga gazeta "Svet Nyheter", e cila ka si titull dëshminë e Majollarit kur kërkonte azil atje. "Në Shqipëri do më kapin dhe do më vrasin", citohet të jetë shprehur 28- vjeçari nga Tirana në Gjykatën Supreme të Migracioni­t. Ndërsa avokati i tij suedez, Maravgi Staifo, që e përfaqëson­te në procesin e azilit është shprehur i zhgënjyer nga Gjykata që i refuzoi kërkesën. "Nuk i besuat. Menduat se do të mbrohej në Shqipëri. Ky është një demonstrim i qartë i faktit se ai kishte të drejtë në atë që na tha, por fatkeqësis­ht ai nuk u dëgjua për arsyet e tij. Jam shumë i pikëlluar. Kjo është jashtëzako­nisht tragjike", është shprehur avokati i Marios për të përditshme­n suedeze.

SHKRIMI NE GAZETEN SUEDEZE

"Një shtetas shqiptar u dëbua, pavarësish­t kërcënimit me vdekje dhe tashmë është vrarë", me këtë titull e nis shkrimin e përditshmj­a suedeze "Svet Nyheter", duke iu referuar vrasjes së Mario Majollarit. "Një 28- vjeçar u dëbua në Shqipëri, pavarësish­t kërcënimit me vdekje pas një sulmi për gjakmarrje. Dje ( të martën) ai u qël- lua për vdekje në rrugë. Ai tha gjatë gjithë kohës që nëse do ta kapnin, do të qëllohej", shkruan e përditshmj­a duke cituar edhe Anders Hedqvist, i cili ishte menaxhuesi i vendndodhj­es së strehimit të azilit, ku Mario ka qëndruar gjatë procesit të azilit. Sipas gazetës, Mario Majollari ka shkuar në Suedi në maj të vitit 2014 dhe ka aplikuar fillimisht për leje qëndrimi. Ai kishte treguar për frikën e gjakmarrje­s që kishte përfshirë familjen e tij dhe se ishte kërcënuar që kur babai i tij u arrestua. Në gusht të vitit 2015, kërkesa e tij u hodh poshtë nga Bordi i Migracioni­t. Ai apeloi dhe mori refuzimin e mëtejshëm të së drejtës administra­tive në Gothenburg dy ditë para Krishtlind­jeve në të njëjtin vit. Më pas, 28- vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracioni­t, por as aty nuk e fitoi të drejtën dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016. "Ai u njoftua kur mori refuzimin dhe tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe se duhet të gjente një vend tjetër për të qëndruar, është shprehur Anders Hedqvist, i cili kishte kontaktuar me Marion edhe disa ditë më parë. Gjatë kohës që ka qëndruar në Suedi, Mario është strehuar në qendrën e azilkërkue­sve në "Hotell Mälarblick në Strängnäs". Ndërsa menaxheri i qendrës, Anders Hedqvist, e ndihmoi të gjente punë të ndryshme gjatë kohës që qëndroi atje.

 ??  ?? Qendra e azilkërkue­sve në Suedi, ku qëndroi 28- vjeçari
Qendra e azilkërkue­sve në Suedi, ku qëndroi 28- vjeçari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania