Panorama (Albania)

Videoja nudo, mësuesi: E publikova gabimisht, do t’ia dërgoja gruas në “Messenger”

Shkolla pezullon mësuesin e matematikë­s, Fatmir Dervina: Dashakeqët përfituan nga gabimi, ia dërguan njëri- tjetrit

- KRUJE/ LEONIDHA MUSAJ

Mësuesi i matematikë­s në shkollën 9vjeçare të FushëKrujë­s, ka deklaruar në Polici se videon nudo do t’ia çonte gruas së tij, por ai e kishte publikuar atë gabimisht.

Publikimi në rrjetet sociale i kësaj videoje i ka kushtuar pezullimin nga puna mësuesit Fatmir Dervina. Vendimi është dhënë dje nga komisioni disiplinor i shkollës.

Përmes një statusi në profilin e “Facebook”- ut, shkolla 9vjeçare “Adem Gjeli” FushëKrujë, njofton se mësuesi është pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e çështjes nga organet kompetente. “Duke marrë shkas nga ngjarja e publikuar në rrjetet sociale, mbi publikimin e një videoje me përmbajtje që cenon integritet­in e një mësimdhënë­si, nga një mësues i shkollës sonë, drejtoria e shkollës 9- vjeçare “Adem Gjeli” Fushë- Krujë dënon ashpër veprimin dhe ka marrë masën: pezullim nga puna deri në zbardhjen e çështjes nga organet kompetente”,- thuhej në njoftimin e shkollës. Sikur të mos mjaftonte pezullimi nga puna, arsimtari është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia lokale për “vepra të turpshme”, e cila tashmë ia ka kaluar çështjen për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Krujë.

“Për shtetasin Fatmir Dervin ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, në lidhje me publikimin e një video perverse në adresën e tij personale të “Facebook”. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së rrethit për hetime të mëtejshme”, thanë burime nga Policia.

Të njëjtat burime thanë se, Dervina është justifikua­r duke deklaruar se publikimi i videos është bërë pa dashje nga ai, ndërkohë që po tentonte t’ia dërgonte bashkëshor­tes së tij nëpërmjet “Messenger”- it. “Gjithçka po bëhet për të hedhur baltë mbi integritet­in dhe figurën time. S’kam bërë asnjë shkelje. Videoja është publikuar nga mua gabimisht në “Facebook”- un tim pa dashje, ndërkohë që desha t’ia dërgoja me “Messenger” bashkëshor­tes. Adresa e “Facebook” është personale dhe s’ka pse të bëhet kaq e madhe. Ajo video i përket jetës sime private, sikurse private është edhe adresa ime e “Facebook”. Sigurisht, nuk jam krenar që u bë publike, pasi nuk ishte ky qëllimi im. Siç edhe theksova, videon desha ta dërgoja tek ime shoqe dhe gabimisht u shfaq në murin e “Facebook”. Aty dashakeqët përfituan ( miqtë virtualë, mes tyre edhe nxënësit e shkollës) dhe ia dër- guan njëri- tjetrit. Kërkoj ndjesë publike, por ishte thjesht një gabim njerëzor”,- deklaroi ndër të tjera para grupit hetimor arsimtari nga Fushë Kruja, i cili shfaqet lakuriq në një video perverse, që qarkullon prej disa ditësh në rrjete sociale dhe së fundmi edhe në mediat online. Denoncimi u bë dy ditë më parë nga ishKryemin­istri Sali Berisha në “Facebook”, ku reagoi edhe vetë bashkëshor­tja e mësuesit, e cila deklaronte se bashkëshor­ti i saj kishte dashur që videon t’ia dërgonte asaj dhe gabimisht ka përfunduar në murin e “Facebook”- ut të tij. Në fakt, në momentin e shoqërimit, mësuesi theksoi se kjo video nuk i përkiste atij dhe se nuk ishte ai personi që shfaqej në të. Por më vonë ai ka pranuar se e kishte filmuar veten, me qëllim për t’ia nisur atë gruas.

 ??  ?? Mësuesi Fatmir Dervina
Mësuesi Fatmir Dervina
 ??  ?? Pamje nga videoja
Pamje nga videoja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania