Panorama (Albania)

Gruaja i shkruan Berishës: Gjyko jo si politikan, ai donte të ma dërgonte mua

-

Pas qarkullimi­t të videos ku mësuesi nga Fushë- Kruja kishte filmuar veten e tij nudo dhe sipas një denoncimi të bërë në profilin e ish- Kryeminist­rit Sali Berisha, thuhet se këto pamje ai ua kishte dërguar nxënësve të tij, ka reaguar edhe bashkëshor­tja e tij. Nga një profil me emrin “Dervina Ergi”, komentuesj­a në faqen e “Facebook” të Berishës është prezantuar si bashkëshor­tja e arsimtarit, duke pretenduar se atë video ai do t’ia dërgonte asaj, por i shoqi e kishte publikuar gabimisht. Ajo i bën thirrje ish- Kryeminist­rit të gjykojë si prind dhe jo si politikan, teksa i bën të ditur njëherazi se si ajo, ashtu edhe bashkëshor­ti i saj janë dhe do të jenë mbështetës të tij. Sipas saj, bashkëshor­ti ka gabuar, pasi ai nuk është specialist në përdorimin e rrjeteve sociale. Gjithsesi, ajo pranon se ishte një gabim. “I nderuar zoti Berisha, sa për dijeni: Jam bashkëshor­tja e profesorit nga Fushë- Kruja. Dua t’ju bëj me dije, se videoja ishte një lojë midis nesh ku gabimisht e ka postuar pa vetëdije në ‘ Facebook’, duke menduar se ma ka dërguar mua në ‘ Messenger’. Shpreh keqardhjen që ndodhi kështu, të njëjtën vuajtje ka dhe im shoq, i cili nuk ka vajtur sot në shkollë dhe ka pranuar të japë dorëheqjen, ndërsa në lidhje me shprehjet që më akuzoni se jam socialist nuk është aspak e vërtetë, për shkak se sot unë po vuaj pasojat, pasi në periudhën tuaj bashkëshor­ti im ka qenë drejtues shkolle dhe dua t’ju bëj me dije që jo vetëm familja ime, por i gjithë farefisi i bashkëshor­tit dhe unë si shkodrane e flaktë që jam, madje edhe pothuajse gjithë qyteti i Shkodrës, kemi qenë dhe jemi pas teje dhe unë përfaqësoj të gjithë Shkodrën demokrate. Pranoj që ishte një gabim pa dashje, duke qenë se im shoq nuk është aq specialist në përdorimin e rrjeteve sociale dhe pranoj se ka gabuar. Nuk ju kemi braktisur në kohët më të vështira, kemi qenë dhe do jemi gjithmonë me ju. Ju lutem, gjykoni si një prind dhe jo si një politikan”, thuhej në reagimin e saj në faqen e “Facebook” të Berishës. Reagimi i bashkëshor­tes ka qenë që në orët e para të ditës së djeshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania