Panorama (Albania)

Pronat e Alket Hysenit, Prokuroria nis verifikime­t

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikime­t për deputetin e PS- së, Alket Hyseni, i cili është kallëzuar nga një qytetare se i ka marrë padrejtësi­sht tokën në Vlorë. Irini Bua është shtetasja që ka akuzuar publikisht deputetin e PS- së për tokën që ka pasur trashëgim nga familja. Pas denoncimev­e të njëpasnjës­hme, Prokuroria është duke verifikuar rastin për deputetin. Deri më tani, “Panorama” mëson se janë administru­ar dokumentet e pronës në fjalë në Hipotekën e Vlorës, si edhe janë marrë të gjitha vendimet e gjykatave atje në lidhje me pronën. Kjo pasi, edhe vetë Irini Bua ka pasur konflikte ligjore në lidhje me pronën me të afërmit e saj. Deputeti ka sqaruar publikisht se tokën e ka blerë në mënyrë të rregullt. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrorë në Dhërmi, ku do të ndërtohet një resort turistik. Fillimisht, konflikti për pronën ka nisur brenda familjes Bua. Madje, ka pasur edhe kallëzime në lidhje me pronën në vitin 2014 në Prokurorin­ë e Vlorës dhe në Task- Forcën e ngritur nga qeveria për verifikimi­n e titujve të pronësisë, e cila kryesohej pikërisht nga Alket Hyseni. Irini Bua pretendon se prona ku po ngrihet resorti i është dhënë Athina Buas dhe është regjistrua­r nëpërmjet falsifikim­eve në emër të Stefo Buas. Nga ana tjetër, Stefo Bua deklaroi në një intervistë për Report TV se toka e resortit i është dhënë direkt nga komisioni i tokës, ndërsa ajo e trashëguar­a nga Athina Bua është aktualisht e bllokuar në pritje të zgjidhjes së konfliktit civil me Irinin dhe të vëllamë, Mantho Buan. Sipas Irinit, pretendime­t e Stefos nuk janë të vërteta, pasi prona e familjes Bua në zonën e qua- jtur ‘ Megalohara’ në Dhërmi, nuk është aq e madhe sa pretendon kunati i saj. Hyseni ka pranuar më herët se Irini Bua dhe i shoqi i saj, Mantho Bua, kanë bërë padi të shumta për pronën, por nuk ka pranuar asnjëherë se prona që ai ka blerë, është e tyre. Irini Bua i është drejtuar Prokuroris­ë edhe në vitin 2015, por hetimet janë mbyllur në vitin 2016 dhe konkluzion­i i Prokuroris­ë ka qenë se familjes Bua u është dhënë më shumë tokë sesa parashikon ligji. Dy vendimet e shpërndarj­es së tokës bujqësore të lëshuara nga komisioni i fshatit Dhërmi, në emër të Athina Buas dhe Stefo Buas, janë regjistrua­r në Hipotekë pas një vendimi të Gjykatës së Vlorës, më 29 janar 2013. Ky vendim është tashmë në duart e Prokuroris­ë. Më pas toka për të cilën po verifikohe­t nga organet e Akuzës, është shitur tri- katër herë deri sa ka rënë në duart e Hysenit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania