Panorama (Albania)

Nisin proceset gjyqësore për Shkëlqim Selamin dhe Elvis Rroshin

- Elvis Roshi Shkëlqim Selami

Ish- deputeti i LSI- së dhe PS- së, Shkëlqim Selami dhe ish- kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, do të përballen me procese gjyqësore për deklaratat e rreme që kanë dhënë në formularët e dekriminal­izimit. Ish- deputeti Selami, ishte ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës për seancën e parë, ku sipas Kodit të ri të Procedurës Penale ishte prezantimi i palëve. Por seanca gjyqësore u shty për një datë tjetër. Ndërsa në lidhje me Elvis Rroshin, seanca e parë do të jetë më 16 prill në Gjykatën e Tiranës. Selami akuzohet për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëv­e” nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka mbyllur hetimet për ish- deputetin, i cili ka fshehur një masë sigurie nga Gjykata e Brindizit në formularët e vetëdeklar­imit në kuadër të dekriminal­izimit. Sipas dosjes së Prokuroris­ë së Tiranës, ndaj Selamit ka pasur një masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Brindizit në vitin 1994 për pjesëmarrj­e në organizatë kriminale. Por kjo masë është shuar kur ish- deputeti u arrestua në Itali në vitin 2006 dhe në vitin 2007 Gjykata italiane vendosi shuarjen e veprës penale për shkak të parashkrim­it. Mirëpo, Selami, edhe pse ka pasur dijeni për hetimet ndaj tij dhe për masën, e ka fshehur atë duke mos e deklaruar në formularin që ka plotësuar, pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë se Shkëlqim Selamit iu hoq mandati pikërisht nga KQZ, në kuadër të dekriminal­izimit. Edhe rasti i Elvis Rroshit është i ngjashëm. Sipas Prokuroris­ë, është vërtetuar se Rroshi ka fshehur dënimin në shtetin italian dhe ka përdorur disa emra të shkuarën, pa i deklaruar në formularin e dekriminal­izimit. Për këtë arsye, ai ka konsumuar veprën penale të “falsifikim­it të vulave, stampave dhe formularëv­e”. Pasi ka mbyllur he- timet, prokurori i Tiranës, Enklid Gjini, ka dërguar çështjen në Gjykatën e Tiranës. Gjithashtu, në njoftimin e Prokuroris­ë së Tiranës, shpërndarë për mediat ditën e djeshme, thuhet se në vitin 2015, DEA amerikane ka informuar autoritete­t zvicerane në lidhje me një shtetas nën hetim, që identifiko­hej me emrin Enver Rroshi. Ky ishte nën hetim për trafik droge. Nuk dihet nëse është i njëjti person, por po vazhdojnë verifikime­t në këtë drejtim. Nga ana e tij, Rroshi ka pretenduar gjithnjë që nuk ka qenë në dijeni të dënimit që sipas tij, e ka marrë në moshën 16- vjeçare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania