Panorama (Albania)

Gjoba tregtarëve shkodranë, 54 vjet burgim për grupin

Lici e Bajraktari vendosnin gjoba, duke kërcënuar tregtarët

- ERALD DELIU Denis Skutina

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 53 vjet burgim në total anëtarët e një grupi gjobëvënës­ish, që vepronin në tregjet e Shkodrës.

Bëhet fjalë për grupin e Muhamed Licit, i cili u vendoste gjoba tregtarëve në Shkodër. Grupi i zbulua në vitin 2017, pas shumë muajsh hetimesh. Gjykata ka dënuar Muhamed Licin me 13 vjet burgim, por ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohet përfundimi­sht me 8 vjet e 8 muaj. Po kështu, Gjykata dënoi me 11 vjet burg Abedin Bajraktari­n, i cili ishte edhe numri dy i grupit, por nga gjykimi i shkurtuar dënohet përfundimi­sht me 7 vjet e 4 muaj burgim. Denis Skutina dhe Besmir Domnori, që zbatonin urdhrat e shefave të tyre, janë dënuar me 10 dhe 9 vjet burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënohet përfundimi­sht me 6 vjet e 8 muaj dhe 6 vjet burgim. Sipas Prokuroris­ë, Muhamed Lici dhe Abedin Barjaktari së bashku me dy të pandehurit e tjerë, angazhohes­hin që t’u merrnin tregtarëve para në fund të çdo muaji. Vlerat e gjobave silleshin nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Kanë qenë rreth 150 tregtarë ata që janë detyruar të paguajnë gjobat e grupit të Licit.

Nga veprimet hetimore të Prokuroris­ë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga tetori 2016, kohë kur është regjistrua­r procedimi penal kundër tyre. Grupi fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë, duke detyruar tregtarët që të paguanin “taksën mujore” tek ata. Skutina dhe Domnori kishin për detyrë që të zbatonin urdhrat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të Policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që mund të kalonin pranë tyre apo depërtonin në zonën ku ata banonin dhe ushtronin “aktivitet”. Në ditët e fundit të çdo muaji, ata kalonin në lokalet, apo dyqanet, në tregun Zdrale të Shkodrës, duke mbledhur paratë. Lici dhe Bajraktari, pasi u jepnin porositë anëtarëve, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe u merrnin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshi­n personat që paguanin. Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017. Për grupin, kanë dëshmuar rreth 100 tregtarë që paguanin “taksë” tek ata, por veprimtari­a është provuar edhe nga përgjimet telefonike mes dy krerëve të grupit, të cilët vendosnin norma fitimi dhe objektiva për muajt që vinin.

PËRGJIMET Lici: Alo... Bukeli: Ku je mor? Lici: He mor Bukel, njitu në shpi.

Bukeli: A ikim e marrim lekt’ atje?

Lici: Shko mor, prit mor burrë. Kur kanë ardh’, sot a? Bukeli: Hë... Lici: Prit mor, ça me ikë te ai, q…. Robt, se na myte, robt. Bukeli: Eee. Lici: Duhet me e shtyr, he burrë, se nuk iket në ajër, hë burrë.

Bukeli: Me ikë me marrë lekt’ mor djalë, me grumbullu lekt’. Lici: Eee? Bukeli: Kena me ikë me grumbullu, me marrë lekt’. Lici: Po pra, po. Bukeli: Ose ikim n’daç ma mirë nesër paradite.

Lici: Po shko ti, more burrë, se s’shkon të njitesh.

Bukeli: Mir, kujt e kujt kena m’i marrë lekt’?

Lici: T’tanve, mor burrë, aty.

Bukeli: Po atij Amirit, sa lekë kena m’i marrë? Lici: 20 Bukeli: 20 eee? Lici: Po, hajt se shkojmë bashkë, shkojmë bashkë, prit sa të veshem

hej burrë.

 ??  ?? Muhamed Lici
Muhamed Lici
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania