Panorama (Albania)

Grabitën 100 milionë në një familje, arrestohen pasi i shpenzuan të gjitha

-

FIER- Policia zbardh grabitjen e 100 milionë lekëve në një familje në Fier, por një vit më pas kur autorët i kishin shpenzuar ato. Pas hetimit të kryer, blutë kanë arrestuar dje dy autorët e dyshuar të vjedhjes së shumës së konsiderue­shme të parave si dhe të një automjeti që i përkiste të njëjtës familje. Të arrestuari­t janë shtetasit Renaldo Latifi, 22 vjeç dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, banues në Levan. Ata akuzohen për vjedhjen e 100 milionë lekëve të vjetra, më 29 maj të vitit 2017 dhe makinën tip “Benz”, në banesën e shtetasit me iniciale Xh. K., 57 vjeç. Vjedhja ndodhi në banesën që ndodhet në lagjen “Afrim” Fier. Pas hetimit dhe dokumentim­it të ngjarjes, ndaj dy të rinjve, Gjykata e Fierit me vendimin e dhënë më 11 prill, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpuni­m. Policia tha se pas një pune të mirëorgani­zuar hetimore dhe procedural­e nga Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e këtij rrethi, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentim­i i kësaj grabitjeje. Sipas burimeve policore, dy të rinjtë, një vit më parë pasi kishin mësuar që 57- vjeçarit i kishin dër- guar para fëmijët nga emigracion­i, e bastisën natën duke i marrë edhe paratë, edhe mjetin. Familjarët kur vunë re se në banesë mungonte shuma e parave si dhe mjeti, denoncuan në Polici rastin. Ka qenë vetëm një dëshmitar okular që i ka parë nga larg hajdutët ai që e çoi Policinë në gjurmë të autorëve. Vetëm një ditë më parë u komunikua edhe arresti me burg për të dy. Mësohet se autorët e dyshuar nuk kanë pranuar të kenë gisht në grabitje, ndërsa nuk u janë gjetur ende paratë. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se kishin marrë informacio­ne nga të njohur të dy të rinjve, se ata prej një viti po bënin jetë luksi me shpenzime të mëdha që nuk i përgjigjes­hin fare mundësive reale të tyre. Dy djemtë kanë blerë sende me vlerë dhe kanë shpenzuar para pa hesap, ndonëse ata ishin të papunë. Kjo gjë kishte rënë edhe në sy të të njohurve të tyre, të cilët i kanë deklaruar Policisë se nuk e kishin idenë se ku ata i kishin siguruar gjithë këto para sa për të bërë shpenzime në shuma të tilla. Tashmë, ka dyshime se shuma e parave është prishur e gjitha nga ana e dy të rinjve, të cilët vijojnë të këmbënguli­n se nuk janë ata autorë të vjedhjes. Tashmë, Policia është duke punuar për të gjetur së paku mjetin. Por nuk përjashtoh­et dyshimi që ata ta kenë shitur për pjesë këmbimi. Sipas të dhënave, familja e dëmtuar kishte tre fëmijë në emigracion, të cilët kishin çuar kursimet e tyre te prindërit. m. r

 ??  ?? Renaldo Latifi
Renaldo Latifi
 ??  ?? Xhuljan Muçaj
Xhuljan Muçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania